KORREKT / SOT26 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Yamal vazhdon të shkruajë historinë e futbollit botëror, duke vendosur një tjetër rekord në garën për ‘Topin e Artë’

Yamal vazhdon të shkruajë historinë e futbollit botëror, duke vendosur një tjetër rekord në garën për ‘Topin e Artë’

Ylli i Barcelonës është bërë futbollisti më i ri në histori që përfundon në mesin e dhjetë më të mirëve në renditjen e Topit të Artë në tri edicione të ndryshme.

Vetëm 19-vjeçar, reprezentuesi spanjoll ka arritur të renditet në dhjetëshen më të mirë për tri vite radhazi, një arritje që nuk ishte regjistruar më parë nga asnjë futbollist para moshës 20-vjeçare.

Ky rekord vjen pas një viti të jashtëzakonshëm për Yamal, i cili shkëlqeu si në nivel klubesh, ashtu edhe me Kombëtaren e Spanjës.

Talenti spanjoll luajti rol të rëndësishëm në triumfin historik të Spanjës në Kupën e Botës 2026, duke konfirmuar statusin e tij si një prej futbollistëve më të mirë në botë.

Edhe me Barcelonën, Yamal ishte ndër protagonistët kryesorë në sukseset e skuadrës katalunase, duke kontribuar në fitimin e titullit të La Ligës dhe Superkupës së Spanjës.

Përfshirja për herë të tretë radhazi në dhjetëshen më të mirë të Topit të Artë është një tjetër dëshmi e ngritjes së jashtëzakonshme të 19-vjeçarit, i cili tashmë konsiderohet një prej emrave kryesorë të futbollit botëror. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.