KORREKT / SOT3 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Yamal në ndjekje të një rekordi të Mbappes, një gol e ndan nga historia

Yamal në ndjekje të një rekordi të Mbappes, një gol e ndan nga historia

Lamine Yamal ka vendosur në shënjestër një tjetër arritje madhështore në karrierën e tij të re.

Talenti i Barcelonës dëshiron ta kalojë Kylian Mbappen në listën e golashënuesve më të mirë të Champions League para moshës 20-vjeçare.

Të dy yjet kanë realizuar nga 13 gola në kompeticionin më të rëndësishëm evropian për klube, ndërsa Yamal e arriti këtë shifër pas golit ndaj PSG-së.

Sipas “Marca”, futbollisti katalunas synon ta thyejë këtë barazi që në ndeshjen e radhës kundër Aston Villas.

Koha është në anën e tij, pasi Yamal nuk do t'i mbushë 20 vjet deri në korrik të vitit 2027. Kështu, ai ka ende një periudhë të konsiderueshme për ta zgjeruar rekordin.

Në këtë renditje, Erling Haaland është i treti me 10 gola, ndërsa Bellingham, Kluivert, Benzema dhe Raúl kanë nga gjashtë.

Yamal vjen në këtë sfidë pas një paraqitjeje fantastike ndaj Alavés, ku shënoi dy gola dhe kontribuoi edhe në një tjetër gol të Barcelonës. /Zëri

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.