KORREKT / SOT31 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Yamal mori më së shumti vota për vendin e parë në Topin e Artë, Shqipëria mes 13 vendeve votuese

Yamal mori më së shumti vota për vendin e parë në Topin e Artë, Shqipëria mes 13 vendeve votuese

Revista franceze France Football ka publikuar të premten në mbrëmje detajet e votimit për Topin e Artë 2026, çmim që të hënën e kaluar iu nda yllit të Bayern Munichut, Harry Kane, në ceremoninë e mbajtur në Londër.

Lamine Yamal ishte futbollisti që mori më së shumti vota të para nga gazetarët e 13 vendeve pjesëmarrëse në votimin për Topin e Artë 2026.

Tre shtete arabe votuan për yllin e Barcelonës si futbollistin më të mirë: Algjeria, Tunizia dhe Jordania.

Lista e 13 vendeve përfshinte Shqipërinë, Algjerinë, Burkina Fason, Kepin e Gjelbër, Hondurasin, Jordaninë, Maqedoninë e Veriut, Meksikën, Uellsin, Portugalinë, Zvicrën, Tunizinë dhe Turqinë.

Megjithatë, ishte Harry Kane ai që triumfoi në garën për çmimin prestigjioz, duke grumbulluar gjithsej 1.055 pikë.

Sulmuesi anglez e mbylli votimin vetëm 28 pikë përpara francezit Kylian Mbappe, i cili zuri vendin e dytë me 1.027 pikë.

Në pozitën e tretë u rendit Lamine Yamal me 881 pikë, i ndjekur nga bashkëkombësi i tij Rodri, që grumbulloi 726 pikë. Lionel Messi, kapiteni i Inter Miamit, përfundoi në vendin e pestë me 612 pikë.

Khvicha Kvaratskhelia i Paris Saint-Germainit u rendit i gjashti me 541 pikë, përpara bashkëlojtarit të tij francez Ousmane Dembele, i cili mori 418 pikë.

Në vendin e tetë përfundoi sulmuesi i Manchester Cityt, Erling Haaland, me 378 pikë. Pas tij u rendit Michael Olise i Bayern Munichut me 296 pikë, ndërsa dhjetëshen më të mirë e plotësoi Fabian Ruiz i PSG-së me 201 pikë./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.