Finalisja e Big Brother VIP Kosova, Juliana Nura e njohur si Xhuli, po vazhdon të komentohet edhe jashtë shtëpisë së famshme.
Përmes InstaStory ajo është shfaqur duke përgatitur pite për iftar për shtëpinë e të moshuarve në Prishtinë.
Ajo dukej tejet e lumtur nga iniciativa e sontme që ka marr për të moshuarit në këtë muaj të shenjtë të Ramazanit shkruan ”Kosovarja”.
“Veprimet e mirësisë ndihmojnë për ta bërë botën më të mirë”, shkruan ajo në një tjetër fotografi.
Ndryshe, ajo u bë virale në edicionin e parë të këtij spektakli me pitet e saj teksa do të jetë edhe imazh i miellit “Finesa”