KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

Xhuli Nura publikon video nga spitali në Zvicër, teksa pret lindjen e binjakëve: Nuk duan të dalin

Xhuli Nura publikon video nga spitali në Zvicër, teksa pret lindjen e binjakëve: Nuk duan të dalin

Xhuli Nura vazhdon të qëndrojë në një spital në Zvicër, ndërsa pret momentin e shumëpritur të lindjes së binjakëve të saj.

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova ka treguar përmes një postimi në InstaStory se lindja ende nuk ka ndodhur, teksa ajo dhe ekipi mjekësor po përpiqen që procesi të zhvillohet në mënyrë natyrale.

Xhuli është në pritje të një vajze dhe një djali, ndonëse duket se binjakët nuk kanë shumë dëshirë të vijnë në jetë ende.

Foto: Instagram

“Tani nuk duan të dalin, jemi duke u munduar në çdo mënyrë për lindje natyrale. Nuk duan të dalin”, ka shkruar ajo.

Kështu, Xhuli vazhdon të jetë nën kujdesin e mjekëve në Zvicër, duke pritur që lindja të nisë në mënyrë natyrale.

Foto: Instagram

Shtatzënia me binjakë ka qenë një nga periudhat më të veçanta për të, ndjekësit e saj kanë qenë vazhdimisht të interesuar për gjendjen dhe momentin kur ajo do t’i takojë për herë të parë fëmijët.

Xhuli nga ana tjetër ka përdorur metodën inVitro, për t’u bërë nënë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.