Xhuli Nura ka hyrë në ditën e 19-të të qëndrimit në spital në Zvicër, ndërsa po vazhdon të monitorohet gjatë shtatzënisë me binjakë.
Nga shtrati i spitalit, Juliana ka komunikuar sërish me ndjekësit dhe ka treguar se gjendja e foshnjave tashmë është më stabile.
“Dita e 19-të në Zurich. Është dita e 19-të në spital. Hajde more Zot, po më gëzon Zoti këto 2-3 ditë. Tash bebat janë mirë. Kurdo që duan me dalë, munden me dalë. Rrahjet janë mirë”, është shprehur ajo.
Sipas asaj që ka treguar Xhuli, ditët e fundit kanë sjellë përmirësim të gjendjes së binjakëve, ndërsa ajo vazhdon të qëndrojë nën kujdesin e mjekëve.
Pavarësisht qëndrimit të gjatë në spital, Juliana vazhdon të jetë aktive në rrjete sociale dhe të ndajë me ndjekësit zhvillime nga përditshmëria e saj, përfshirë edhe çështje që lidhen me Kosovën, Shqipërinë dhe diasporën. /Telegrafi/