Xhiro e 33-të në Superligën e Kosovës do të zhvillohet sot me pesë ndeshje që janë në program për t’u luajtur.
Drita si kampione e re e Kosovës do të udhëtojë drejt Klinës, për t’u përballur me Dukagjinin që kërkon pikët e mbijetesës.
Sfidë tejet interesante do të zhvillohet në Gjilan, me Gjilanin që ende nuk është i qetë dhe pret Llapin.
Prishtina para adhuruesve të vet takohet me Ferizajn,ku vendasit synojnë të rikthehen te fitorja derisa mysafirëve nuk iu lejohet asnjë gabim në të kundërtën mund të përshëndeten nga elita.
Ballkani do të ketë punë në shtëpi me Prishtinën e Re,skuadër e cila tanimë është e rënë nga Superliga.
Sfidë shumë interesante është edhe ajo mes Malishevës që po kërkon daljen në Evropë dhe Drenicës që synon të marrë pikët e mbijetesës.
Të gjitha duelet e ditës së sotme në Superligë zhvillohen me fillim nga ora 16:00. /Telegrafi/