KORREKT / SOT15 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Xheneta Fetahu reagon ndaj komenteve për trupin: Kjo që po bëni nuk është shaka, është bullizëm

Xheneta Fetahu reagon ndaj komenteve për trupin: Kjo që po bëni nuk është shaka, është bullizëm

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Xheneta Fetahu, ka reaguar publikisht pas komenteve të shumta që i janë bërë ndaj trupit të saj në rrjete sociale.

Në një postim në InstaStory, Xheneta shprehet se ka ditë që ka dashur të flasë, por se ende është në shok nga lehtësia me të cilën njerëzit ndihen të lirë të komentojnë pamjen e saj.

Ajo tregon se edhe më herët ka qenë në shënjestër të komenteve, duke kujtuar se kur ka qenë shumë e dobët e kanë quajtur “shtag sorr”, ndërsa tani që ka shtuar peshë dhe thotë se është më mirë me shëndetin, vazhdojnë etiketimet me fjalë fyese si “shtatzënë” apo “balenë”.

Foto: Instagram

“E vërteta është kjo: në atë kohë nuk kam qenë mirë. Tani jam më mirë dhe kjo është ajo që ka rëndësi”, shkruan tutje.

E njëjta shpreh edhe zhgënjimin për ata që merren me trupin e saj, duke thënë se do të donte të gjente të paktën një person me “jetë perfekte” dhe “trup perfekt” që e kritikon, por sipas saj realiteti është se shumica kanë problemet e tyre dhe një jetë jo aq të mirë.

Në fund, u bën thirrje ndjekësve të ndalojnë komentet e tilla, duke nënvizuar se kjo që po ndodh “nuk është ‘shaka’ apo ‘opinion’ është bullizëm i qartë”. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.