KORREKT / SOT7 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Xheneta Fetahu dhe Loredana Brati largojnë njëra-tjetrën nga rrjetet sociale

Xheneta Fetahu dhe Loredana Brati largojnë njëra-tjetrën nga rrjetet sociale

Një ndryshim i papritur ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve në rrjete sociale, ku në fokus janë Xheneta Fetahu dhe Loredana Brati.

Dyshja, e cila vetëm pak kohë më parë është parë në një marrëdhënie të afërt shoqërore dhe madje edhe në momente festimesh së bashku, tani nuk figuron më e lidhur në Instagram, pasi kanë hequr ndjekjen reciproke.

Ky veprim ka ngritur menjëherë pikëpyetje te fansat, duke sjellë dyshime për një ftohje të mundshme mes tyre, sidomos duke marrë parasysh se raporti i tyre dukej i qëndrueshëm deri së fundmi.

Screenshot/Instagram

Ndërkohë, emri i Loredana Brati është përmendur edhe në rrjet për shkak të disa spekulimeve të fundit, të cilat ajo i ka sqaruar publikisht, duke theksuar se nuk ka asgjë më shumë përtej një raporti shoqëror me Gjesti dhe duke hedhur poshtë aludimet që qarkulluan në rrjet.

Me këto zhvillime të fundit, mbetet për t’u parë nëse bëhet fjalë për një krisje të përhershme apo thjesht një distancim momental mes dyshes. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.