KORREKT / SOT29 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Xhaketat bomber dhe stili peplum – rikthimi i trendeve të dikurshme këtë dimër

Xhaketat bomber dhe stili peplum – rikthimi i trendeve të dikurshme këtë dimër

Trendet e modës për dimër po sjellin një rikthim të stileve të dikurshme, të cilat po fitojnë sërish popullaritet në veshjet e përditshme.

Pas atleteve retro dhe palltove të gjata, në fokus janë disa pjesë që kanë qenë të pranishme edhe më parë, por që tani po rikthehen në forma më moderne.

Sipas revistës ‘Who What Wear’, këto trende janë një mënyrë e mirë për të rifreskuar gardërobën gjatë muajve të ftohtë.

Një nga pjesët kryesore të sezonit janë xhaketat bomber, të frymëzuara nga veshjet e pilotëve ushtarakë.

Ato fituan popullaritet gjatë viteve ’60 dhe ’70, ndërsa më vonë u bënë pjesë e kulturës popullore edhe përmes filmave si “Taxi Driver” dhe “Top Gun”.

Në fillim të viteve 2000, stilisti Raf Simons ndihmoi në rikthimin e tyre në modë përmes koleksionit të tij të vitit 2001.

Këtë dimër, preferohen modelet më të gjata, me volum të lehtë dhe detaje prej gëzofi, të cilat kombinohen lehtësisht me veshje të ndryshme.

Një tjetër rikthim i rëndësishëm është prerja peplum, e cila thekson belin dhe krijon një siluetë që kujton formën e orës së rërës.

Edhe pse u bë veçanërisht e njohur gjatë viteve 2010, kjo prerje për një kohë u konsiderua e dalë nga moda.

Tashmë po rikthehet në versione më të rafinuara, veçanërisht përmes xhaketave të strukturuara që theksojnë linjat e trupit.

Brende si Khaite, Reformation dhe Jacquemus e kanë përfshirë këtë stil në koleksionet e tyre, ndërsa për ata që preferojnë kombinime më të guximshme, ekzistojnë edhe modele xhinsesh me këtë prerje.

Xhinset me motive prej kadifeje janë një tjetër trend që po tërheq vëmendjen këtë sezon.

Ato dallohen nga tekstura e veçantë, e cila u jep pantallonave një pamje më interesante sesa xhinsi tradicional.

Edhe pse në shikim të parë mund të kujtojnë modën e viteve ’70, këto modele mund të krijojnë kombinime elegante kur vishen me triko kashmiri, këmisha të bardha ose çizme.

Kështu, një pjesë që mund të duket e pazakontë shndërrohet në një element që e bën veshjen më të veçantë.

Në mesin e aksesorëve që po rikthehen janë edhe kapelat në stilin “newsboy”, të njohura për formën e tyre karakteristike dhe pamjen retro.

Ato u rikujtojnë shumëkujt stilin e Keira Knightley në filmin “Love Actually”, ku aktorja mbante një model të tillë.

Këto kapela mund të kombinohen me pantallona me bel të lartë dhe këmisha me vija për një pamje më elegante, ose me triko të buta dhe xhinse për një stil më të relaksuar.

Pjesë e trendeve të dimrit janë gjithashtu shallët e hollë dekorativë, të frymëzuar nga moda e viteve 2000.

Ndryshe nga shallet e trashë që synojnë kryesisht të mbrojnë nga i ftohti, këta aksesorë përdoren më shumë për të plotësuar veshjen.

Të vendosur rreth qafës, ata i japin kombinimit një pamje më të rafinuar dhe mund të përshtaten si me veshje elegante, ashtu edhe me stile të përditshme.

Rikthimi i këtyre pjesëve tregon se moda nuk i braktis plotësisht trendet e së kaluarës, por i përshtat ato me shijet e kohës.

Nga xhaketat bomber te prerjet peplum dhe aksesorët retro, këto stile ofrojnë mundësi të ndryshme për ta rifreskuar gardërobën pa pasur nevojë për ndryshime të mëdha.

Sekreti qëndron te kombinimi i elementeve të vjetra me pjesë moderne, duke krijuar një pamje personale dhe aktuale. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.