KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Xhaka barazon rekordin e Behramit dhe Shaqirit, do të luajë në Botërorin e katërt me Zvicrën

Xhaka barazon rekordin e Behramit dhe Shaqirit, do të luajë në Botërorin e katërt me Zvicrën

Granit Xhaka do të shkruajë histori me Kombëtaren e Zvicrës, pasi Botërori i vitit 2026 do të jetë i katërti në karrierën e tij.

Mesfushori kosovar ka përfaqësuar Zvicrën në Kampionatet Botërore të viteve 2014, 2018 dhe 2022, ndërsa tani është gati për paraqitjen e radhës në turneun më të madh të futbollit.

Deri më tani, Xhaka ka zhvilluar 12 ndeshje në tre Botërorët ku ka marrë pjesë dhe ka realizuar dy gola me fanellën e Zvicrës.

Me pjesëmarrjen në Botërorin e ardhshëm, ai do të barazojë rekordin e Xherdan Shaqiri dhe Valon Behrami si lojtarët me më së shumti paraqitje të Zvicrës në Kupën e Botës.

Zvicra ndodhet në Grupin B së bashku me Bosnjën dhe Hercegovinën, Kanadanë dhe Katarin, ku synon një tjetër paraqitje të suksesshme në skenën botërore. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.