KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

X vendos kufizime të reja për llogaritë pa shenjë të kaltër

X vendos kufizime të reja për llogaritë pa shenjë të kaltër

Në rrjetin social X, llogaritë e përdoruesve që nuk janë të verifikuara me shenjën blu janë kufizuar në 50 postime dhe 200 përgjigje në ditë, përveç nëse ata abonohen dhe paguajnë për shërbimin e verifikimit.

Ky vendim shihet si një tjetër mënyrë nga platforma për t’i nxitur përdoruesit që të paguajnë për “verifikimin” dhe përfitimet që vijnë me të, përfshirë rritjen e kufijve të përdorimit.

Megjithatë, kjo masë ka shkaktuar pakënaqësi te një pjesë e përdoruesve, veçanërisht te ata që e përdorin platformën prej vitesh dhe e shohin si ndryshim të papritur në rregullat e përdorimit.

Sipas raportimeve që po qarkullojnë në Reddit dhe vetë në X, shumë përdorues kanë vënë re se kufizimet janë vendosur në mënyrë të heshtur, duke ulur ndjeshëm numrin e postimeve që mund të publikojnë llogaritë pa shenjën blu. Kjo ka nxitur debat në komunitetet online, ku disa e konsiderojnë si presion indirekt për të paguar abonimin.

Ndërkohë, në faqen zyrtare të Qendrës së Ndihmës së X-it (Help Center), në seksionin për kufizimet e përdorimit, konfirmohet se llogaritë e paverifikuara janë të kufizuara në 50 postime origjinale dhe 200 përgjigje në ditë.

Këto rregulla e bëjnë të qartë dallimin mes përdoruesve falas dhe atyre që zgjedhin të abonohen për shërbimet premium të platformës. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.