KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

WiFi falas në parqet e Hanit të Elezit, funksionalizohen pikat publike të internetit

WiFi falas në parqet e Hanit të Elezit, funksionalizohen pikat publike të internetit

Kryetari i komunës së Hanit të Elezit, Mehmeti Ballazhi, ka njoftuar se tashmë janë funksionalizuar pikat publike të internetit falas në dy parqe të qytetit, në kuadër të iniciativës WiFi4WB.

Qasja falas në internet është mundësuar në Parkun “Isa Berisha” dhe Parkun “Bllaca ’99”, duke u ofruar qytetarëve, të rinjve dhe vizitorëve mundësi për lidhje me internet gjatë qëndrimit në këto hapësira publike.

Sipas njoftimit, projekti synon t’i bëjë parqet më të përshtatshme për komunikim, punë, mësim dhe argëtim, si dhe të kontribuojë në digjitalizimin e hapësirave publike.

Iniciativa WiFi4WB mbështetet nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria e Republikës Federale të Gjermanisë, përmes projektit EU4Digital, ndërsa në realizimin e saj kanë kontribuar edhe GIZ dhe Telekomi i Kosovës – Vala. /Telegrafi/



Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.