Gazetari Muharrem Kafexhiu ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti tashmë ka nisur përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme, pavarësisht se kur do të mbahen ato, derisa foli në emisionin "Kosova Today" në Klan Kosova, për raportimet se Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, nuk do të jetë në këtë pozitë edhe për një mandat.
Kafexhiu tha se kjo temë është diskutuar edhe më parë me Kurtin, ndërsa sipas tij, zhvillimet e fundit tregojnë se kryeministri po përgatitet për procesin zgjedhor.
“Sa i përket zëvendësimit të Berishës, është e qartë, e kemi diskutuar. Z.Kurti po përgatitet për zgjedhje. Kurdoqoftë që do të mbahen ato, veç ka filluar t’i zhbëjë pak nga pak ato kritika potenciale me të cilat mund të përballet”, u shpreh mes tjerash Kafexhiu.

