Përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror Zgjedhor, Alban Krasniqi dhe Sami Kurteshi, kanë kërkuar që t’u jepet mandat edhe kandidatëve të cilët nuk e kanë marrë asnjë votë në zgjedhjet komunale në Leposaviq.
Në anën tjetër, anëtarët e KQZ-së, Arianit Elshani, Ilir Gashi e Sami Hamiti kanë dalë kundër kësaj kërkese.
Sipas rezultateve, LVV-ja i ka fituar 15 mandate në Leposaviq mirëpo vetëm 12 sosh kanë marrë vota, si dhe janë zgjedhur 16 asamblistë nga 19 sa është kufiri.