KORREKT / SOT24 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Vushtrria nuk del në fushë kundër Ballkanit, futbollistët bojkotojnë ndeshjen

Vushtrria nuk del në fushë kundër Ballkanit, futbollistët bojkotojnë ndeshjen

Ndeshja e xhiros së 11-të kampionale në Albi Mall Superligë mes Vushtrrisë dhe Ballkanit në program për tu luajtur sot nga ora 14:00 në stadiumin "Zahir Pajaziti" në Podujevë nuk u zhvillua.

Kjo pasi futbollistët e ekipit të parë, por edhe ata të grupmoshës u19, nuk pranuan të paraqiteshin në fushë, përshkak të borxheve të akumuluara ndër vite ndaj tyre.

Klubi në rrjetet zyrtare njoftoi për mos zhvillimin e ndeshjes, duke theksuar se "klubi nuk shantazhohet nga askush".

Kjo ishte ndeshja e parë pas plot 12 vjetësh që nuk u zhvillua në Superligë, pasi njëri prej ekipeve nuk pranoi të dalë në fushë.

Diçka e tillë kishte ndodhur së fundmi në vitin 2014, kur klubi futbollistik Hysi u shua si klub në pjesën e dytë të sezonit.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.