TË FUNDIT

    Gashi: Në “Shtëpinë e Verdhë” nuk ka pasur kurrë pjesëtarë të UÇK-së, raporti i Dick Martyt është raport politik

    March 29, 2023

    Osmani falënderon shtetet që na ndihmuan për çlirim: Mirënjohës për ekzistencën e vendit tim

    March 29, 2023

    Delegacioni danez viziton burgun e Gjilanit, qelitë e të cilit pritet t’i marrin me qira

    March 29, 2023
    Facebook Twitter Instagram
    Korrekt Press
    • Ballina
    • Lajme
    • Bota
    • Shqipëria
    • Sport
    • Shëndetësi
    • Showbiz
    • Opinione
    • Kuriozitete
    Facebook Twitter Instagram LinkedIn VKontakte
    Korrekt Press
    You are at:Home»Lajme»Vuçiq thotë se është gati për kompromis me Kurtin: Nëse ia dalim, do të jetë sukses historik
    Lajme

    Vuçiq thotë se është gati për kompromis me Kurtin: Nëse ia dalim, do të jetë sukses historik

    By A.JMarch 16, 2023
    Facebook Twitter WhatsApp Email Pinterest LinkedIn Tumblr
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email





    Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq tha se Serbia është “gati” për të bërë përpjekje për gjetjen e një kompromisi.

    Ky, Vuçiqi tha se “nuk është qëllimi përfundimtar” dhe se “nuk ka rëndësi” se kur do të arrihet marrëveshja.

    “Ne jemi gati ta bëjmë. Sigurisht që të dyja palët kanë vijat e tyre të kuqe dhe këtë nuk mund ta mohoj, por ne, besoj se të dyja palët, duhet të bëjmë shumë për të normalizuar situatën mes kombeve tona, popujve tanë, dhe duke pasur parasysh këtë, besoj se është në interes të të dyja palëve që të sigurohet qarkullimi i lirë i mallrave, njerëzve dhe kapitalit. Duhet të punojmë me shumë zell për këtë, si dhe për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të mëparshme”, ka thënë Vuçiq në një intervistë për Euronews.

    I pyetur nëse Serbia është e gatshme t’i bëjë disa lëshime palës kosovare kur bëhet fjalë për anëtarësimin në Këshillin e Evropës apo të paktën të fillojë atë procedurë, Vuçiq tha se ata “tashmë e kanë filluar atë procedurë në Këshillin e Evropës, pa pyetur Serbinë dhe se nuk u duhet Serbia për këtë”.

    Megjithatë, Vuçiq thotë se ka rregullore dhe një plan të propozuar nga gjermanët dhe francezët në lidhje me organizatat ndërkombëtare:

    “Ata morën përgjigjen time për këtë, unë i thashë (Emanuel) Macronit dhe (Olaf) Scholz drejtpërdrejt se çfarë mendoj për pranimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara dhe disa gjëra të tjera. Por ne jemi të gatshëm të flasim për çështje të tjera, ne jemi gjithmonë të gatshëm. Ne gjithashtu duhet të diskutojmë disa ligje që duhet të miratohen dhe këtë do ta diskutoj në Ohër me bashkëbiseduesit e mi dhe disa njerëz të tjerë. Por ne jemi të gatshëm të diskutojmë shumë çështje dhe ata i dinë vijat e mia të kuqe”, tha Vuçiq duke përsëritur se nuk dëshiron të flasë për këtë publikisht sepse dëshiron të lërë shumë hapësirë ​​për zgjidhje të mundshme kompromisi.

    Duke iu përgjigjur pyetjes nëse kjo do të thotë se ka hapje, gjegjësisht se nuk është mbyllur dera për mundësinë që Serbia të thotë “po” për anëtarësimin e Kosovës, ai tha: “Në disa organizata po, nuk po flas për Këshillin të Evropës, tashmë e kanë nisur këtë pa ne”.

    Vuçiq tutje ka thënë se çdo gjë që është nënshkruar duhet të zbatohet, duke iu referuar këtu Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

    Presidenti serb shton se nëse nëse dyja vendet ia dalin të dakordohen për të gjitha çështjet, atëherë ky do të jetë sukses historik.

    “Këto janë katër marrëveshje. Ne tashmë kemi nënshkruar gjithçka dhe natyrisht është nënshkruar nga përfaqësuesit e Bashkimit Evropian dhe duhet të zbatohet. Dhe ky nuk është qëllimi përfundimtar. Qëllimi përfundimtar është që serbët dhe shqiptarët të jetojnë së bashku, të jetojmë shumë më mirë dhe të respektojmë njëri-tjetrin pa hasmëri. Nuk kam në plan të flas për fajin e askujt, nuk ka rëndësi nëse do të ndodhë për tre muaj apo tre vjet, por nëse ia dalim do të jetë historik sukses”, ka thënë Vuçiq.

    Kujtojmë se takimi Kurti-Vuçiq do të mbahet të shtunën, më 18 mars, në Ohër.

    Sipas njoftimit të zyrës së Bashkimit Evropian, përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, do të takojë ndaras palët.

    Takimet e para do të zhvillohen duke filluar nga ora 10:00.

    “Duke filluar nga ora 10:00, shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak do të zhvillojnë takime të ndara me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe me presidentin serb Aleksandar Vuçiq”, thuhet në njoftim.

    Ndryshe, Kurti është shprehur i gatshëm që në Ohër, nën ndërmjetësimin e BE-së, të nënshkruajë marrëveshjen, por Vuçiq ka deklaruar se nuk i shkon në mendje që ta nënshkruajë “kapitullimin e Serbisë”.

    Dokumenti prej 11 nenesh – që është bërë publik nga Bashkimi Evropian – nuk përmend në mënyrë specifike njohjen e ndërsjellë, që Qeveria e Kosovës ka thënë se duhet të jetë në qendër të një marrëveshjeje eventuale për normalizim të raporteve.

    Megjithatë, në nenin 2 të propozimit përmendet që palët duhet të respektojnë pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të njëra-tjetrës. Propozimi, po ashtu, përfshin zotimin e palëve për t’i respektuar të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tani në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, si dhe përkushtimin e tyre për të mos e penguar njëra-tjetrën në proceset integruese.

    Kosova dhe Serbia zhvillojnë dialog nën ndërmjetësimin e BE-së që nga viti 2011. Por, të dyja shtetet kanë synime të ndryshme sa i përket një marrëveshjeje finale. Kosova insiston në njohje reciproke, ndërkaq Serbia kërkon zgjidhje kompromisi.





    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    LEXO GJITHASHTU

    Gashi: Në “Shtëpinë e Verdhë” nuk ka pasur kurrë pjesëtarë të UÇK-së, raporti i Dick Martyt është raport politik

    March 29, 2023

    Osmani falënderon shtetet që na ndihmuan për çlirim: Mirënjohës për ekzistencën e vendit tim

    March 29, 2023

    Delegacioni danez viziton burgun e Gjilanit, qelitë e të cilit pritet t’i marrin me qira

    March 29, 2023

    Comments are closed.

    • Facebook
    • Twitter
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp

    AKTUALE

    Lajme

    Gashi: Në “Shtëpinë e Verdhë” nuk ka pasur kurrë pjesëtarë të UÇK-së, raporti i Dick Martyt është raport politik

    By A.JMarch 29, 20230

    Avokati Tomë Gashi ka deklaruar se në Shtëpinë e Verdhë nuk ka pasur asnjëherë pjestarë…

    Osmani falënderon shtetet që na ndihmuan për çlirim: Mirënjohës për ekzistencën e vendit tim

    March 29, 2023

    Delegacioni danez viziton burgun e Gjilanit, qelitë e të cilit pritet t’i marrin me qira

    March 29, 2023

    Eurodeputeti Mandl: Marrëveshja e Ohrit s’ka ende njohje, bile as njohje de fakto

    March 29, 2023

    TË TJERA

    Xhuli përgatit pite për iftar për shtëpinë e të moshuarve në Prishtinë

    March 29, 2023

    “Dalja e Kiarës ishte e planifikuar”, publikohet videoja ku Kristi nxjerr zbuluar strategjitë e produksionit

    March 29, 2023

    Netanyahu i kundërpërgjgjet Biden: Izraeli i merr vendimet vetë, nuk ndikohemi nga presionet

    March 29, 2023

    Olta “revoltohet” nga injorimi i Luizit: Është kafshë, është njeri i keq

    March 29, 2023
    Rreth nesh
    Rreth nesh

    Korrekt Press është portal i pavarur i lajmeve i krijuar me vet-iniciativë nga një grup udhëheqësish medial.

    Korrekt Press mbulon çdo ngjarje të rëndësishme për Kosovën, rajonin dhe më gjerë.
    Email: info@korrektpress.net

    Facebook Twitter Instagram YouTube TikTok
    LAJMET E FUNDIT

    Gashi: Në “Shtëpinë e Verdhë” nuk ka pasur kurrë pjesëtarë të UÇK-së, raporti i Dick Martyt është raport politik

    March 29, 2023

    Osmani falënderon shtetet që na ndihmuan për çlirim: Mirënjohës për ekzistencën e vendit tim

    March 29, 2023

    Delegacioni danez viziton burgun e Gjilanit, qelitë e të cilit pritet t’i marrin me qira

    March 29, 2023
    © 2023 Korrekt Press. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
    • Rreth nesh
    • Na kontaktoni
    • Ownership & Funding Info
    • Corrections Policy
    • Ethics Policy
    • Fact-Checking Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.