TË FUNDIT

    Arifi – Qeverisë: Me Amerikë nuk ka lojë

    May 31, 2023

    Arifi: Prokuroria ka filluar hetimet lidhur me keqpërdorimin e “Fondit të Kosovës”

    May 17, 2023

    14 mln vende pune do të humbasin në 5 vjet, robotët do të na zëvendësojnë

    May 1, 2023
    Facebook Twitter Instagram
    Korrekt Press
    • Ballina
    • Lajme
    • Bota
    • Shqipëria
    • Sport
    • Shëndetësi
    • Showbiz
    • Opinione
    • Kuriozitete
    Facebook Twitter Instagram LinkedIn VKontakte
    Korrekt Press
    You are at:Home»Lajme»Vuçiq me kushte: Kosova e themelon Asociacionin, Serbia do të përmbushë pjesën e saj të punës
    Lajme

    Vuçiq me kushte: Kosova e themelon Asociacionin, Serbia do të përmbushë pjesën e saj të punës

    By A.JApril 19, 2023
    Facebook Twitter WhatsApp Email Pinterest LinkedIn Tumblr
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email





    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë sot se nuk ka lojë për Asociacionin dhe se Serbia do ta mbajë fjalën dhe do të përmbushë pjesën e saj të punës kur Kosova ta përmbushë obligimin e saj

    Vuçiq, në një konferencë për media me ministrin e Punëve të Jashtme të Suedisë, Tobias Billström, tha se tani shpesh thuhet se është e rëndësishme të fillohet procesi i formimit të Asociacionit.

    “Ju e themeloni Asociacionin me kompetenca thelbësore dhe kur ta bëni këtë, Serbia gjithmonë e ka mbajtur fjalën dhe do të përmbushë pjesën e saj të punës. Asnjë lojë. Vetëm kur ta përmbushni ju, ne do ta përmbushim tonën”, tha Vuçiq.
    Vuçiq tha se ndoshta Serbia do të bëjë diçka në mënyrë të njëanshme në shenjë vullneti të mirë, por se kjo nuk ka të bëjë me obligimin e Prishtinës.
    “Është një detyrim që nuk është nënshkruar as në shkurt e as në mars, por që ekziston që nga 19 prilli 2013”, nënvizoi ai.

    Vuçiq theksoi se duhet të përmbushen obligimet që të mos përfundojnë si disa marrëveshje të tjera, kështu që filluan luftërat, sepse disa i konsideruan ato marrëveshje vetëm si të përkohshme dhe për të fituar kohë.

    “Ne në Serbi mund të jemi budallenj, por jo edhe aq mëdhenjë. Ne patëm mundësinë të mësojmë nga ajo që po ndodh në botë. Kur ta përmbushni obligimin tuaj, atëherë ne do t’i futemi punës me gëzimin më të madh për të përmbushur atë që kemi premtuar publikisht”, theksoi Vuçiq.

    Vuçiq i tha mysafirit nga Suedia se Serbia do të përmbushë gjithçka që ka thënë, por se nuk do ta mbështesë anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe organet e saj të specializuara.

    Shefi i diplomacisë suedeze e uroi Vuçiqin për arritjen e Marrëveshjes së Ohrit dhe tha se pret që të gjitha dispozitat dhe anekset të zbatohen menjëherë.





    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    LEXO GJITHASHTU

    Arifi – Qeverisë: Me Amerikë nuk ka lojë

    May 31, 2023

    Arifi: Prokuroria ka filluar hetimet lidhur me keqpërdorimin e “Fondit të Kosovës”

    May 17, 2023

    14 mln vende pune do të humbasin në 5 vjet, robotët do të na zëvendësojnë

    May 1, 2023

    Comments are closed.

    • Facebook
    • Twitter
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp

    AKTUALE

    Lajme

    Arifi – Qeverisë: Me Amerikë nuk ka lojë

    By korrektpressMay 31, 20230

    Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi ka thënë Qeveria e Kosovës nuk duhet të rrezikojë raportet…

    Arifi: Prokuroria ka filluar hetimet lidhur me keqpërdorimin e “Fondit të Kosovës”

    May 17, 2023

    14 mln vende pune do të humbasin në 5 vjet, robotët do të na zëvendësojnë

    May 1, 2023

    Gruaja e Rexhep Selimit thotë se burri i saj nuk e shkarkoi avokatin, tregon krejt çka ndodhi

    May 1, 2023

    TË TJERA

    Afrona Dika ndan momente romantike nga shtrati me partnerin

    May 1, 2023

    Çifti i njohur kosovar ndahen pas 6 vitesh martesë

    May 1, 2023

    Bledi Mane: ‘Kur unë pija alkol, Luizi luante bixhoz’

    May 1, 2023

    Xhuliana e pranon: Jam një luaneshë në shtrat

    May 1, 2023
    Rreth nesh
    Rreth nesh

    Korrekt Press është portal i pavarur i lajmeve i krijuar me vet-iniciativë nga një grup udhëheqësish medial.

    Korrekt Press mbulon çdo ngjarje të rëndësishme për Kosovën, rajonin dhe më gjerë.
    Email: info@korrektpress.net

    Facebook Twitter Instagram YouTube TikTok
    LAJMET E FUNDIT

    Arifi – Qeverisë: Me Amerikë nuk ka lojë

    May 31, 2023

    Arifi: Prokuroria ka filluar hetimet lidhur me keqpërdorimin e “Fondit të Kosovës”

    May 17, 2023

    14 mln vende pune do të humbasin në 5 vjet, robotët do të na zëvendësojnë

    May 1, 2023
    © 2023 Korrekt Press. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
    • Rreth nesh
    • Na kontaktoni
    • Ownership & Funding Info
    • Corrections Policy
    • Ethics Policy
    • Fact-Checking Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

    x