TË FUNDIT

    Peci lajmërohet nga Berlini: Situata me vërshime po shkon drejt normalizimit

    January 20, 2023

    Pesë emisarët arrijnë në Qeverinë e Kosovës

    January 20, 2023

    Dardan Sejdiu: Qeveria Kurti është e zënë me arrogancë dhe mospunë

    January 20, 2023
    Facebook Twitter Instagram
    Korrekt Press
    • Ballina
    • Lajme
    • Bota
    • Shqipëria
    • Sport
    • Shëndetësi
    • Showbiz
    • Opinione
    • Kuriozitete
    Facebook Twitter Instagram LinkedIn VKontakte
    Korrekt Press
    You are at:Home»Lajme»Vuçiq: Bisedimet e sotme janë një nga më të rëndësishmeve
    Lajme

    Vuçiq: Bisedimet e sotme janë një nga më të rëndësishmeve

    By A.JJanuary 20, 2023
    Facebook Twitter WhatsApp Email Pinterest LinkedIn Tumblr
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email





    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se pret një takim shumë të vështirë, me të dërguarin e BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, të dërguarin e SHBA për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe të dërguarit e Francës, Gjermanisë dhe Italisë, dhe se do të jetë një nga bisedimet më të rëndësishme që ka pasur ai në vitet e kaluara.

    “Çfarë pres? Një bisedë shumë të vështirë”, ka theksuar Vuçiq.

    Ai ka thënë se shpreson se do të ketë përparim dhe se biseda do të jetë “më pak e vështirë se sa që pret”.

    “Sa i përket popullit të Kosovës, nuk mendoj se ata janë veçanërisht të interesuar për këtë, por vetëm se si do të pranohet Kosova në organizatat ndërkombëtare dhe si do ta njohë Serbia Kosovën”, ka deklaruar Vuçiq për RTS, transmeton Paparaci.

    I pyetur për deklaratën e të dërguarit special gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, i cili ka theksuar se qëndrimi i Berlinit është se Serbia nuk mund të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian pa e njohur pavarësinë e Kosovës dhe që kërkoi kthimin e serbëve në institucionet e Kosovës, Vuçiq ka pretenduar se “ai për dhjetë vjet ishte angazhuar për pjesëmarrjen e serbëve në institucionet e Kosovës”, por problemi është se “disa kanë filluar të shkelin brutalisht Marrëveshjen e Brukselit, pikërisht ata që kanë mbështetjen e vendit nga vjen Sarrazin”.

    “Filluan të arrestojnë njerëz për terrorizëm edhe pse ata nuk kishin as një brisk me vete. Filluan të ndalojnë të drejtën e votës, të pushtojnë komisionet komunale zgjedhore me polici speciale, për të anuluar zgjedhjet 12 orë më vonë, edhe pse e dinin këtë qysh më parë. Ata e ndalojnë dërgimin e barnave në spitalin e Mitrovicës, filluan të shpikin, si sot, të aplikojnë truke të reja vetëm për të shkaktuar incidente dhe për të krijuar një lloj provokimi sa i përket letërnjoftimeve dhe targave”, është ankuar Vuçiq.

    Ai ka theksuar se kusht për të hyrë në institucionet e Kosovës është themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

    “Mendoj se Sarrazin e di se cilat janë kushtet për hyrje, dhe nuk është diçka e re që atij i pëlqen të jetë pak më shumë në anën e tyre”, ka pretenduar ai.

    I pyetur nëse ka folur me Albin Kurtin në Davos, Vuçiq ka thënë se nuk ka folur dhe se kur i kanë kërkuar që të ulej pranë tij, në rreshtin e parë, ai “qëllimisht është ulur në rreshtin e dytë”, siç thotë, “në një qoshe”.

    “E lashë të fliste dhe më pas kur fola unë “ata u detyruan të kthehen kah unë”. Nuk pata rastin të flisja me të. Ne flasim në Bruksel. Dhe as nuk e di se për çfarë do të kisha folur me të”, ka thënë ai.

    Vuçiq tha se për shkak të rregullave të takimit nuk i lejohet të përcjellë atë çfarë ka thënë Kurti, por se ndoshta një ditë do të ketë hapësirë ​​që këtë ta parafrazojë në ndonjë libër.

    “Mund të imagjinoni se çfarë ka thënë”, shtoi Vuçiq





    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    LEXO GJITHASHTU

    Peci lajmërohet nga Berlini: Situata me vërshime po shkon drejt normalizimit

    January 20, 2023

    Pesë emisarët arrijnë në Qeverinë e Kosovës

    January 20, 2023

    Dardan Sejdiu: Qeveria Kurti është e zënë me arrogancë dhe mospunë

    January 20, 2023

    Comments are closed.

    • Facebook
    • Twitter
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp

    AKTUALE

    Lajme

    Peci lajmërohet nga Berlini: Situata me vërshime po shkon drejt normalizimit

    By A.JJanuary 20, 20230

    Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka njoftuar se nuk ka patur mundësinë të jetë në…

    Pesë emisarët arrijnë në Qeverinë e Kosovës

    January 20, 2023

    Dardan Sejdiu: Qeveria Kurti është e zënë me arrogancë dhe mospunë

    January 20, 2023

    Hamza: Gjendja më stabile, por qindra familje kaluan natën jashtë shtëpive të tyre

    January 20, 2023

    TË TJERA

    Kejvina me veprim të papritur ndaj Luizit pasi u përjashtua nga “BBVK”

    January 19, 2023

    Tuna po martohet për të tretën herë?

    January 19, 2023

    IKSHPK apel qytetarëve: Bartni maskat, COVID-i po shënon rritje të Kosovë

    January 18, 2023

    Rama publikon video nga Davosi, takohet me dy ushtarë shqiptarë që mbrojnë Zvicrën

    January 18, 2023
    Rreth nesh
    Rreth nesh

    Korrekt Press është portal i pavarur i lajmeve i krijuar me vet-iniciativë nga një grup udhëheqësish medial.

    Korrekt Press mbulon çdo ngjarje të rëndësishme për Kosovën, rajonin dhe më gjerë.
    Email: info@korrektpress.net

    Facebook Twitter Instagram YouTube TikTok
    LAJMET E FUNDIT

    Peci lajmërohet nga Berlini: Situata me vërshime po shkon drejt normalizimit

    January 20, 2023

    Pesë emisarët arrijnë në Qeverinë e Kosovës

    January 20, 2023

    Dardan Sejdiu: Qeveria Kurti është e zënë me arrogancë dhe mospunë

    January 20, 2023
    REKLAMË
    © 2023 Korrekt Press. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
    • Rreth nesh
    • Na kontaktoni
    • Ownership & Funding Info
    • Corrections Policy
    • Ethics Policy
    • Fact-Checking Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.