KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Vritet në Suedi 21-vjeçari shqiptar

Vritet në Suedi 21-vjeçari shqiptar

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin Helsingborg të Suedisë, ku një 21-vjeçar shqiptar ka humbur jetën pas të shtënave me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur pak para mesnatës, duke vënë në alarm autoritetet lokale, të cilat kanë rrethuar menjëherë zonën dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave.

Gjatë sulmit, është plagosur edhe një vajzë rreth 25 vjeçe, e cila ndodhej në shoqërinë e viktimës. Sipas policisë suedeze, deri tani nuk ka persona të identifikuar apo të arrestuar në lidhje me ngjarjen, ndërsa hetimet vijojnë në disa pista.

Mediat suedeze dhe ato shqiptare raportojnë se viktima është M.Ll 21 vjeç, me origjinë nga Fieri, i cili jetonte prej vitesh në Suedi së bashku me familjen e tij.

Ndërkohë, trupi i të riut është transportuar drejt Shqipërisë dhe ka mbërritur në qytetin e Fierit, ku familja Llupi ka hapur dyert e mortit. Ceremonia e përcjelljes për në banesën e fundit pritet të zhvillohet ditën e premte. /A2CNN/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.