KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Vrasja e 30-vjeçarit në Memaliaj, zbardhet e shkuara kriminale e autorit të dyshuar

Vrasja e 30-vjeçarit në Memaliaj, zbardhet e shkuara kriminale e autorit të dyshuar

Të tjera detaje janë zbuluar nga të shtënat me armë të së martës në qytetin e Memalijat, Tepelenë, ku humbur jetën 30-vjeçari, Endri Goxhaj dhe u plagos një tjetër.

Autori i dyshuar, Donald Nelaj rezulton me precedentë të mëparshëm penalë, pasi në moshën 21-vjeçare është përfshirë në listën e personave të dyshuar për trafik droge, si pjesë e një grupi kriminal.

Në nëntor të vitit 2018, policia e Sarandës sekuestroi 32.35 kg kanabis, si dhe një automjet tip ‘BMË X5’, në kuadër të një operacioni kundër trafikimit të lëndëve narkotike. Hetimet e zhvilluara në atë kohë zbuluan se Ervis Hysaj dhe Donald Nelaj kishin kërcënuar me jetë Mikel Jorgji, i cili dyshohet se kishte ndërmjetësuar kontaktin e tyre me disa anëtarë të grupit nga Tepelena.Sipas të dhënave, Donald Nelaj është dënuar në vitin 2018 si pjesë e një grupi kriminal, i akuzuar për trafikim të lëndëve narkotike në bashkëpunim me persona të tjerë.

Po ashtu ai ka qenë autor dhe bashkëpunëtor në grabitjen e një pike Exchange në Tepelenë. Në grabitjen e dhunimin e kambistit ka pasur edhe 4 persona të tjerë, mes tyre edhe i plagosuri Dario Nelaj. /Tch/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.