KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Voton për herë të parë në Kosovë ish-banori i Big Brother VIP Kosova, Labinot Haxhiu: E di se çka dua të përmirësohet në Kosovë

Voton për herë të parë në Kosovë ish-banori i Big Brother VIP Kosova, Labinot Haxhiu: E di se çka dua të përmirësohet në Kosovë

Ish-banori i edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, Labinot Haxhiu, ka ushtruar sot për herë të parë të drejtën e tij të votimit në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që po mbahen në Kosovë.

Haxhiu obligimin qytetar e kreu në shkollën fillore dhe të mesme të ulët “Migjeni” në Mitrovicë, ku u paraqit për të hedhur votën e tij.

Pas votimit, ai foli për Klan Kosovën, duke u shprehur se ndihet i përgatitur për të marrë këtë vendim dhe se gjatë muajve të fundit ka ndjekur nga afër zhvillimet në vend.

“Po ndihem i gatshëm. Që katër muaj jam duke jetuar në Kosovë, i kam parë çrregullimet e sistemit, e di se çka dua me u përmirësu në Kosovë. Po ashtu e kam bërë edhe një research të vogël”, deklaroi Haxhiu.

I njohur për publikun nga pjesëmarrja e tij në Big Brother VIP Kosova 4, Labinoti vazhdon të mbetet aktiv në rrjetet sociale dhe të jetë i ndjekur nga një numër i madh fansash, të cilët përcjellin aktivitetet e tij edhe pas përfundimit të spektaklit.

Ndërkohë, qytetarët e Kosovës po votojnë sot në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat u shpallën pasi subjektet politike nuk arritën të gjenin një zgjidhje për zgjedhjen e presidentit të vendit. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.