Njëri nga organizatorët e protestës së studentëve në Maqedoninë e Veriut, Mevlan Ademi ka reaguar lidhur me vonesat që po bëhen në në kufijtë për hyrje në vend.
Ai kërkon që autoritet të ndërhyjnë menjëherë dhe të lejojnë vëllezërit tanë të kalojnë kufirin pa vonesa.
“Lëshoni menjëherë vëllezërit tanë shqiptarë të ndaluar në pikën kufitare! Kërkojmë veprim të menjëhershëm dhe lejim të hyrjes së tyre pa vonesë. Nëse nuk ka ndërhyrje të shpejtë dhe zgjidhje urgjente, ne do të jemi të detyruar të marshojmë drejt Ministrisë së Punëve të Brendshme”, shkruan Ademi në profilin e tij në Facebook.
Më herët edhe edhe Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar në Kosovës ka njoftuar se nga ora 13:40, sipas informatave të pranuara nga zyrtarët policorë të Maqedonia e Veriut, ka rënë sistemi i regjistrimit të hyrje-daljeve në pikat kufitare të RMV-së.
Si pasojë e këtij problemi teknik, autoritetet policore të RMV-së kanë ndaluar përkohësisht të gjithë qarkullimin në kufi, duke përfshirë hyrje-daljet e personave, veturave dhe autobusëve./Telegrafi/