Komisioni Evropian në brifingun e së premtes me gazetarët e konfirmoi turneun e presidentes Ursula Von der Lajen në Ballkanin Perëndimor.
Ajo të premten do të udhëtojë në Shkup, ku do të ketë takime me presidenten e shtetit, Siljanovska-Davkova, dhe me kryeministrin Mickoski. Më parë, Von der Lajen do t’i vizitojë Shqipërinë, Kosovën dhe Malin e Zi.
“Të mërkurën, pas mbledhjes së Kolegjit të Komisionarëve, presidentja do ta fillojë vizitën e saj në Ballkanin Perëndimor. Fillimisht, ajo do të udhëtojë në Tiranë, Shqipëri, ku do të takohet me presidentin Begaj dhe me kryeministrin Rama. Të enjten, presidentja do ta vazhdojë vizitën në rajon në Prishtinë, Kosovë, ku do të takohet me ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, dhe me kryeministrin Albin Kurti. Më pas do të udhëtojë në Podgoricë, në Mal të Zi, ku do të takohet me presidentin Jakov Milatoviq dhe me kryeministrin Millojko Spajiq. Më pas, të premten, ajo do të jetë në Shkup, në Maqedoninë e Veriut, ku do të takohet me presidenten Gordana Siljanovska-Davkova dhe me kryeministrin Hristijan Mickoski”, tha Olof Gil – zëdhënës i KE-së.