Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen shprehu sot mbështetjen e saj për presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili është kritikuar ashpër nga presidenti i SHBA-së Donald Trump, dhe mbështeti thirrjet e Kievit për një armëpushim energjetik me Rusinë.
Von der Leyen tha, në një mesazh të postuar në X pasi foli me kreun e shtetit ukrainas, se “mbështes plotësisht thirrjen e presidentit Zelensky për një armëpushim që do të mbronte furnizimet globale ushqimore dhe infrastrukturën energjetike në Ukrainë dhe Rusi”.
“Dhe gjithë mbështetjen time për presidentin Zelensky, i cili po udhëheq luftën për lirinë e popullit të tij”, shtoi ajo./atsh
Burimi: zeri.info ↗

