Volkswagen po prezanton platformën e video-lojërave AirConsole, të kompanisë N-Dream, në disa modele të destinuara për tregun amerikan.
Sistemi mundëson që pasagjerët të luajnë Tetris, Pac-Man dhe video-lojëra të tjera në ekranin multimedial të automjetit.
Video-lojërat mund të përdoren vetëm kur makina është e ndaluar, ndërsa për këtë shërbim nevojiten lidhje interneti dhe abonim.
AirConsole do të jetë i disponueshëm nga viti model 2027 në modelet Atlas, Atlas Cross Sport, Tiguan, Golf GTI, Golf R dhe ID. Buzz.
Në fillim do të ofrohen 20 lojëra, ndërsa ato do të kontrollohen përmes telefonave inteligjentë të përdoruesve.
Volkswagen ka përfshirë në disa prej lojërave edhe elemente që lidhen me logot dhe automjetet e kompanisë. Shërbimi AirConsole tashmë është i disponueshëm edhe në disa modele të markave premium, përfshirë BMW.
Blerësit e modeleve Atlas, Atlas Cross Sport, Tiguan dhe Golf do të përfitojnë tre muaj përdorim falas, ndërsa pronarët e ID. Buzz do të kenë një vit përdorim pa pagesë. Pas përfundimit të periudhës falas, abonimi do të kushtojë 149 dollarë në vit. /Telegrafi/