KORREKT / SOT25 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Vlora Çitaku: Ligji që mbron UÇK-në do të kalojë, PDK nuk është tërhequr

Vlora Çitaku: Ligji që mbron UÇK-në do të kalojë, PDK nuk është tërhequr

Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka deklaruar se Ligji për Gjykatën Speciale do të rishqyrtohet në Kuvend brenda katër javësh, duke u zotuar se do të punohet për hyrjen e tij në fuqi brenda afateve të parashikuara.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka deklaruar se kërkesa e PDK-së për rikthimin e ligjit në Kuvend nuk nënkupton tërheqje nga nisma dhe as ndryshim të qëndrimit të partisë.

“Ligji që mbron UÇK-në do të kalojë!”, ka shkruar Çitaku, transmeton Klankosova.tv.

Ajo ka bërë të ditur se katër javët shtesë janë dhënë me qëllim të adresimit të pikëpyetjeve të ngritura, forcimit të bazës juridike të ligjit dhe sigurimit të zbatimit të tij në praktikë.

“Qëndrimi ynë mbetet ai i ditës kur e propozuam dhe kur e votuam”, ka shkruar ajo.

Çitaku ka theksuar se PDK-ja është e bashkuar dhe e vendosur për jetësimin e ligjit, ndërsa u është drejtuar edhe qytetarëve që protestuan dhe mbështetësve të kësaj nisme.

“Zotimi që kemi marrë para jush qëndron. Dhe këtë do ta çojmë deri në fund!”, ka përfunduar Çitaku në postimin e saj, transmeton Klankosova.tv.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.