KORREKT / SOT7 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

VLEN: Reformat në arsimin e lartë po japin rezultate konkrete

VLEN: Reformat në arsimin e lartë po japin rezultate konkrete

VLEN në një njoftim për media thotë se reformat në arsimin e lartë po materializohen në praktikë, duke reflektuar kërkesat e komunitetit akademik dhe universiteteve shqiptare.

“Fakti që sfidat ligjore të Universitetit Nënë Tereza, përfshirë edhe çështjet që lidhen me Statutin, tashmë janë tejkaluar, dëshmon se reformat nuk kanë mbetur vetëm në letër, por po zbatohet një model funksional që garanton stabilitet, cilësi dhe autonomi universitare”.

“VLEN thekson se arsimi i lartë mbetet prioritet, me fokus në përmirësimin e kushteve për studentët dhe stafin akademik, si dhe në ndërtimin e institucioneve të forta që i shërbejnë zhvillimit të vendit”.

“Reformat e ndërmarra sjellin ndryshime konkrete, përfshirë heqjen e H-indeksit si kriter bazë për vlerësimin e kuadrit akademik, garantimin e sigurisë në vendin e punës dhe krijimin e më shumë hapësirave për zhvillim profesional”, thonë nga VLEN.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.