KORREKT / SOT14 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

VLEN: Po bashkohemi në një trup të vetëm politik, vetëm kështu mund ta mbrojë zërin e shqiptarëve

VLEN: Po bashkohemi në një trup të vetëm politik, vetëm kështu mund ta mbrojë zërin e shqiptarëve

Ka përfunduar koha kur politika shqiptare trajtohej si pronë private e një klike të korruptuar. Ka përfunduar koha kur disa individë vendosnin në emër të të gjithë shqiptarëve, ndërsa populli paguante çmimin e arrogancës, lakmisë dhe unit të tyre për pushtet, thuhet në kumtesën e sotme të VLEN-it.

“VLEN po bashkohet në një trup të vetëm politik. Sepse vetëm një trup i organizuar, i disiplinuar dhe i bashkuar mund ta mbrojë zërin e shqiptarëve dhe ta mbyllë njëherë e përgjithmonë epokën e fragmentimeve, shantazheve dhe lojërave prapaskenës.
Pesë subjekte politike bëhen një. VLEN NJË!

VLEN si forcë e bashkuar politike do të thotë sundim i ligjit, zero tolerancë ndaj korrupsionit, gjyqësor i pavarur, rrugë evropiane, partneritet me NATO-n dhe mbrojtje të familjes, traditës, kulturës dhe identitetit”, thonë nga VLEN./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.