KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

VLEN: Ne jemi lokomotiva politike e shqiptarëve, urojmë Limanin dhe Shabanin

VLEN: Ne jemi lokomotiva politike e shqiptarëve, urojmë Limanin dhe Shabanin

Koalicioni VLEN në një kumtesë për media thonë se ata janë fituesi absolut i zgjedhjeve lokale, me 10 komuna të fituara.
VLEN uron kandidatët që në zgjedhjet e përsëritura shënuan fitore në Gostivar dhe Vrapçisht.

“Përshëndesim përmbylljen zyrtare të procesit zgjedhor lokal, i cili u mbyll dje me zgjedhjet e përsëritura në Gostivar dhe Vrapçishtë. Me këtë rast, u urojmë fitoren kandidatëve nga opozita, Valbon Limani dhe Isen Shabani”.

“Këto zgjedhje dëshmuan qartë se shqiptarët folën me NJË ZË. Dhjetë komunat e fituara janë provë e pakontestueshme se VLEN është lokomotiva politike e shqiptarëve, forca që udhëheq, bashkon dhe sjell ndryshimin e shumëpritur në nivel lokal”.

“VLEN do të vazhdojë të punojë me përgjegjësi, për qytetarët dhe në interes të shqiptarëve kudo, duke e shndërruar këtë besim në punë konkrete dhe zhvillim real”, thonë nga VLEN./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.