KORREKT / SOT13 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

VLEN: Me Ligjin për përfaqësim dhe adekuat është bërë një korrigjim nga e kaluara

VLEN: Me Ligjin për përfaqësim dhe adekuat është bërë një korrigjim nga e kaluara

Nga VLEN-i thonë se me miratimin e Ligjit për përfaqësim dhe adekuat është një ndryshim dhe një korrigjim të gabimeve nga e kaluara.

“Sot kemi Ligj për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, i përpunuar edhe me sugjerimet e Komisionit të Venecias.

Me këtë ligj, për herë të parë, kjo punë nuk mbetet pa zot shtëpi. Themelohet trup koordinues qeveritar, i udhëhequr nga zëvendëskryeministër shqiptar, që do të monitorojë dhe do të garantojë zbatimin.

Tash kjo çështje ka adresë. Ka përgjegjës. Ky ligj sjell edhe një ndryshim tjetër shumë të madh. Nuk do të ketë më vetëdeklarime të rreme dhe mashtrime në kurriz të shqiptarëve. Do të ketë metodologji të bazuar në të dhëna reale.

Pra, nuk do të ketë më hile. Nuk do të ketë më mashtrim me numra. Nuk do të ketë më lojëra prapa dere. Brenda gjashtë muajve, i gjithë legjislacioni duhet të harmonizohet me këtë ligj. Kjo do të thotë se nuk po bëjmë lëvizje sa për sy e faqe, por po vendosim rregull njëherë e mirë”, thonë nga VLEN./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.