KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

VLEN: Kundër kujt protestojnë fëmijët e funksionarëve të BDI-së?

VLEN: Kundër kujt protestojnë fëmijët e funksionarëve të BDI-së?

Nga VLEN sot akuzojnë BDI-në se po keqpërdorë protestën e studentëve shqiptarë në Maqedoni.

“Kundër kujt protestojnë fëmijët e funksionarëve të BDI-së? Kundër prindërve të tyre apo kundër pasojave të politikave që vetë BDI i la pas për 22 vite?

Sot po shohim një paradoks politik: njerëzit që për vite kontrolluan institucionet, sot përmes fëmijëve të tyre po protestojnë për problemet që vetë nuk i zgjidhën kurrë.

Kur BDI kishte ministra, deputetë e pushtet absolut, pse heshtën për këto padrejtësi?

Askush nuk është kundër protestës së studentëve. Por kur kauzat studentore përdoren për rikthim politik të figurave të konsumuara, atëherë qytetarët kanë të drejtë të dyshojnë.

Studentët meritojnë zgjidhje, jo manipulim politik”, thonë nga VLEN./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.