KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

VLEN: Kontrolle për kanabisin mjekësor, përgjegjësi për shkelësit

VLEN: Kontrolle për kanabisin mjekësor, përgjegjësi për shkelësit

VLEN e mbështet vendimin për kontrolle të jashtëzakonshme ndaj të gjitha kompanive që posedojnë leje për kultivim dhe prodhim të kanabisit për qëllime mjekësore.

Nga koalicioni thonë se “kanabisi mjekësor është çështje serioze dhe e rregulluar me ligj, por nuk do të lejohet që pas “etiketës mjekësore” të fshihet prodhim i paligjshëm industrial dhe rrjedhje në tregun e zi, brenda dhe jashtë vendit”.

“Afati prej 45 ditëve që institucionet të dorëzojnë raport është për t’u përshëndetur dhe është dëshmi se kontrollet këtë herë po merren seriozisht, me afat dhe me përgjegjësi. Alarmuese është që pas kaq shumë vitesh, Komisioni ndërinstitucional për luftën kundër prodhimit dhe tregtisë së paligjshme të drogës po vihet realisht në funksion”.

“Ky mekanizëm duhej të ishte aktiv çdo ditë, jo të ekzistonte vetëm në letër. Që nga viti 2017 ai ka qenë praktikisht i padukshëm dhe pa rezultate, gjë që nuk është befasi kur dihet se në atë periudhë institucionet udhëhiqeshin nga BDI–LSDM. VLEN pret që këto kontrolle të nxjerrin në pah kush ka keqpërdorur me licencat, kush ka manipuluar me standardet dhe kush ka përfituar në kurriz të qytetarëve, duke e kthyer një sektor të rregulluar me ligj në burim abuzimi”, thonë nga VLEN.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.