KORREKT / SOT7 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

VLEN: Edhe Bilen Saliji e la zvarrë provimin e jurisprudencës

VLEN: Edhe Bilen Saliji e la zvarrë provimin e jurisprudencës

Nga VLEN thonë se seriali i BDI-së me ministrat e Drejtësisë nuk mbaron me Blerim Bexhetin, Adnan Jasharin e Valdet Xhaferin. Nga VLEN theksojnë se edhe Bilen Saliji, një tjetër kuadër i BDI-së që e pati Ministrinë e Drejtësisë në dorë, por provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe e la aty ku e gjeti.

“Bilen Saliji nuk mbahet mend për ndonjë reformë që ia pa hajrin dikush. Nuk mbahet mend për ndonjë betejë të fituar për qytetarët, e aq më pak për studentët shqiptarë. Emri i tij mbahet mend për gjoja “dorëheqjen” pas rastit të Almirit të vogël, kur Boban Iliqi ua shpërfaqi pafuqinë këtyre patriotëve të rrejshëm”.

“Atë dorëheqje BDI-ja deshi ta shiste si akt moral. Por morali i tyre zgjat sa bora në korrik. Saliji iku nga Drejtësia, por jo nga rehatia. Doli nga një derë e shtetit dhe hyri te tjetra, në MEPSO. Kjo ka qenë shkolla e BDI-së. Kur kishte përgjegjësi, zhdukeshin. Kur kishte poste, dilnin të parët. Kur kishte hall shqiptarësh, heshtnin. Kur kishte karrige për të vetët, bëheshin raketë”.

“Prandaj Bilen Saliji duhet të tregojë pse, kur ishte ministër i Drejtësisë, provimi i jurisprudencës nuk u bë në gjuhën shqipe. Pse nuk e lëvizi këtë punë as për një milimetër? Shqiptarët nuk kanë më nevojë për moral të rremë. Kanë nevojë për zgjidhje, e zgjidhja për studentët po vjen me VLEN”, thonë nga VLEN.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.