KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

VLEN: Çfarë lidhje ka Grubi me paralajmërimet e Ahmetit për tërheqje nga politika?

VLEN: Çfarë lidhje ka Grubi me paralajmërimet e Ahmetit për tërheqje nga politika?

Aktakuza ndaj Artan Grubit i ka ndezur gjakrat në BDI. Frika nga kujtesa e tij po e bën të vetën, thonë nga VLEN.

“Ali Ahmeti paralajmëron tërheqjen nga politika aktive. Gjoja, ai dashka të tërhiqet, por bashkëpartiakët nuk e lënkan. “Përralla me mbret”, siç thotë populli.

Prej kohësh themi se Artan Grubi është “kutia e zezë” e BDI-së dhe se nga prania ose mungesa e tij varen shumë hesape dhe zhvillime brenda kësaj partie.

Nuk është rastësi që Bujar Osmani, i cili po pret në pozicion startues, hedh në opinion pyetje dhe tema që, drejtpërdrejt ose tërthorazi, çojnë te Grubi.

Roli i Islam Abazit është shumë i rëndësishëm për zhvillimet e ardhshme në BDI. Atje po përpiqen dëshpërimisht të krijojnë përshtypjen se e kanë situatën nën kontroll, ndonëse ajo prej kohësh u ka dalë nga duart.

Me pak fjalë, nga ajo që Artani mund të ketë kënduar si bilbil do të varet se kush do të bëhet kurban.

Për Ali Ahmetin, kohët e vështira sapo kanë filluar. Përpara s’i dilet, prapa s’ka ku shkon”, thonë nga VLEN./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.