KORREKT / SOT1 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

VLEN: BDI është autori i padrejtësisë më të madhe ndaj gjuhës shqipe

VLEN: BDI është autori i padrejtësisë më të madhe ndaj gjuhës shqipe

VLEN ka reaguar ndaj akuzave të BDI-së në lidhje me gjuhën shqipe, gjegjësisht kërkesën e studentëve të juridikut që provimi i jurisprudencës të mbahet edhe në gjuhën shqipe.

Nga VLEN thonë se “BDI është autori i padrejtësisë më të madhe ndaj gjuhës shqipe”.

“Në vitin 2019, kur kishte pushtetin absolut, kur kontrollonte Qeverinë, ministritë dhe shumicën parlamentare, BDI miratoi provimin e jurisprudencës vetëm në gjuhën maqedonase. Ju e nënshkruat këtë padrejtësi me dorën tuaj, dhe sot guxoni të luani teatër para shqiptarëve”.

“Të flisni për Kushtetutë e barazi është fyerje për inteligjencën e shqiptarëve. Sepse kur kishit mundësinë, gjuhën shqipe e latë jashtë drejtësisë. Jo nga pamundësia, por nga pazari politik. Sot kërkoni llogari për një gjendje që mban vulën tuaj. Ky nuk është qëndrim parimor, por manipulim i ulët për të mbuluar dështimet tuaja”.

“BDI nuk është zgjidhja e problemit, BDI është vet problemi. Sa herë hapni gojën për këtë çështje, vetëm sa e vërtetoni edhe një herë se për ju gjuha shqipe ka qenë dekor, jo e drejtë. VLEN garanton se provimi i jurisprudencës do të jepet në gjuhën shqipe, si një e drejtë e patjetërsueshme e studentëve shqiptarë dhe si obligim kushtetues e ligjor i shtetit”, thonë nga VLEN.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.