KORREKT / SOT14 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

VLEN, Ahmetit: Dështimi i 5 ministrave të Drejtësisë, nuk është vetëm dështim institucional po edhe tradhti politike

VLEN, Ahmetit: Dështimi i 5 ministrave të Drejtësisë, nuk është vetëm dështim institucional po edhe tradhti politike

VLEN sot ka akuzuar Ali Ahmeti se pesë ministra të tij nuk kanë arritur të rregullojnë çështjen e provimit të jurisprudencës për ta dhënë në gjuhën shqipe.

“Gjatë mandatit të Krenar Llogës në krye të Ministrisë së Drejtësisë, arrihet kulmi i hipokrizisë, kur në Komisionin për provimin e jurisprudencës ka qenë i përfshirë si zëvendësanëtar edhe Bujar Ahmeti, djali i vëllait të Ali Ahmeti. Pra, jo vetëm që pushteti ishte në duar të tyre, por edhe strukturat vendimmarrëse. Dhe përsëri, asnjë hap përpara. Asnjë vullnet. Asnjë drejtësi për studentët shqiptarë. Kjo nuk është më çështje harrese apo neglizhence. Kjo është politikë e qëllimshme përjashtuese, e mbuluar me retorikë boshe patriotike.

Për vite me radhë, Ministria e Drejtësisë u drejtua nga emra shqiptarë, nga Blerim Bexheti, Adnan Jashari, Valdet Xhaferi, Bilen Saliu, deri te Krenar Lloga. Pesë ministra. Pesë mandate. Pesë mundësi të arta për të korrigjuar një padrejtësi të hapur ndaj studentëve shqiptarë. Dhe megjithatë, asgjë nuk ndryshoi.

Ky nuk është vetëm dështim institucional, është nënshtrim i qëllimshëm dhe tradhti politike. Dokumenti i nënshkruar nga Talat Xhaferi e vulos këtë realitet të hidhur: shqipja është lënë jashtë një prej proceseve më të rëndësishme profesionale. Edhe më skandaloze, ky ligj është miratuar me badenter, pra me votat e vetë deputetëve shqiptarë të Bashkimi Demokratik për Integrim.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.