KORREKT / SOT14 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

“Vjosa Osmani do ta rrezikojë LDK-në”, Molliqaj: Rikthimi i saj mund të sjellë përçarje brenda partisë

“Vjosa Osmani do ta rrezikojë LDK-në”, Molliqaj: Rikthimi i saj mund të sjellë përçarje brenda partisë

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka deklaruar se rikthimi i mundshëm i ish-presidentes Vjosa Osmani në Lidhjen Demokratike të Kosovës mund të sjellë përçarje të reja brenda partisë.

Në “Përballje Podcast”, ai tha se një lëvizje e tillë nuk lidhet me ndonjë projekt politik, por me kalkulime për pushtet brenda LDK-së.

“Vjosa Osmani do ta rrezikojë LDK-në…, mas këtyre zgjedhjeve, nëse jo para, LDK-ja do të përçahet rishtazi,” deklaroi Molliqaj shkruan Telegrafi.

Sipas tij, nëse ndodh një rikthim i tillë, ai ka për qëllim ruajtjen e lidershipit aktual të partisë.

“LDK-ja është tu e marrë Vjosa Osmanin për me shpëtu Lumir Abdixhikun dhe karrigen e vet…Nuk është projekt politik, por interes pushteti”, deklaroi ai.

Molliqaj kritikoi lëvizjet politike të Osmanit, duke thënë se ato nuk bazohen në një vijë të qartë programore.

“Nuk është tu kriju parti politike, është tu u kthyer për me marrë ma shumë pushtet,” tha ai.

– YouTube www.youtube.com

Ai rikujtoi edhe mënyrën se si Osmani ka vepruar në të kaluarën politike, duke sugjeruar se vendimet e saj janë të lidhura me pozicionet e pushtetit.

Duke komentuar diskutimet për një bashkim të mundshëm të spektrit të djathtë, Molliqaj vuri në pikëpyetje seriozitetin e këtij procesi.

“Po qe një muaj nuk është Presidente gati…. pse s’u bashku me LDK-në? Çka ndodh… a është bashkimi i djathtë?” tha ai.

Sipas tij, zhvillimet e fundit tregojnë se bashkimet politike nuk po ndodhin mbi baza ideologjike, por në varësi të situatës zgjedhore./Telegrafi/.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.