KORREKT / SOT14 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Vjollca Haxhiu rrëfen momentet e frikshme pas aksidentit të Sinan Vllasaliut me motor

Vjollca Haxhiu rrëfen momentet e frikshme pas aksidentit të Sinan Vllasaliut me motor

Këngëtari Sinan Vllasaliu pësoi një aksident me motor në muajin qershor, vetëm pak ditë para se të performonte në dasmën e Dua Lipës, e cila u mbajt në Sicili të Italisë.

Ngjarja shkaktoi shqetësim të madh te familjarët, miqtë dhe kolegët e tij.

Këtë e ka rrëfyer këngëtarja Vjollca Haxhiu, e cila ishte e ftuar në emisionin “Prive Summer”.

Foto: YouTube

Ajo tregoi se lajmi për aksidentin e kishte tronditur dhe se më pas, kur kishte komunikuar me Sinanin, i kishte thënë se ngjarja “ua kishte dridhur themelet”.

“Një ndjesi shumë e keqe, faleminderit Zotit që nuk ka ndodhë më e madhe”, u shpreh Vjollca.

Sinani ishte i ftuar special në ahengun e zhvilluar në Sicili, ku pritej të performonte për të ftuarit.

Megjithatë, për shkak të aksidentit, ai nuk arriti të ishte pjesë e kësaj ngjarjeje.

– YouTube www.youtube.com

Haxhiu tregoi me humor edhe një detaj pas kalimit të situatës së rëndë, duke thënë se pasi Sinani shpëtoi dhe situata kaloi, ata madje kishin bërë shaka ‘që nuk arriti të shkonte në dasmën e Duas’.

Edhe pse ende po vazhdon trajtimin pas aksidentit, Vllasaliu nuk është shkëputur nga aktivitetet. /Telegrafi/

– YouTube www.youtube.com

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.