Vjollca Haxhiu, një shembull se si duhet të jetë një divë e vërtetë!
Artistja Vjollca Haxhiu vazhdon të dëshmojë se suksesi nuk matet vetëm me famë, por edhe me edukatë, thjeshtësi dhe mënyrën se si përcjell mesazhe te publiku.
Si një grua e fortë, ajo di të shkëlqejë në çdo paraqitje, duke treguar se një artiste mund të jetë elegante, e guximshme dhe me dinjitet në çdo situatë. Edhe pa pasur nevojë për shumë ekspozim, Vjollca tërheq vëmendjen me personalitetin dhe energjinë e saj.
Ajo përcjell mesazhe të rëndësishme për edukatën, respektin dhe mënyrën se si duhet të sillemi kur jetojmë në bashkësi, duke treguar se vlerat e njeriut janë ato që e bëjnë të veçantë.
Me superhitet e saj dhe bashkëpunimet me emra të njohur të muzikës, si Sinan Hoxha, Sabri Fejzullahu, Xeni dhe Dani, Vjollca ka dëshmuar se është një artiste me vend të veçantë në skenën muzikore.
Siç thotë populli, ajo është një artiste e tokës: këndon, punon, pastron dhe nuk e harron kurrë thjeshtësinë. Pikërisht kjo e bën edhe më të dashur për publikun.
Vjollca Haxhiu ka dëshmuar se çdo grua mund të arrijë sukses, mjafton të ketë vullnet, punë, edukatë dhe mbi të gjitha të mbetet.

