KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Vjenë: Arrestohet 22-vjeçari nga Kosova, sekuestrohen mbi 100 kilogramë kanabis

Vjenë: Arrestohet 22-vjeçari nga Kosova, sekuestrohen mbi 100 kilogramë kanabis

Policia austriake ka arrestuar në Vjenë dy persona, një 22-vjeçar me shtetësi të Kosovës dhe një 29-vjeçar me shtetësi të Shqipërisë, nën dyshimin për përfshirje në tregti të paligjshme të narkotikëve.

Operacioni është zhvilluar më 29 shtator 2026, rreth orës 13:00, në distriktin Rudolfsheim-Fünfhaus të Vjenës, raporton Heute.at.

Hetimet janë kryer nga Njësia Speciale për Luftimin e Krimit Rrugor (EGS), e cila kishte mbledhur të dhëna për aktivitetin e dyshuar të dy personave.

Pas hetimeve intensive, zyrtarët i lokalizuan dy të dyshuarit dhe i ndaluan në rrugë, transmeton Telegrafi.

Ata po mbanin me vete disa kuti transporti, në të cilat policia gjeti rreth 16 kilogramë produkte kanabisi.

Megjithatë, operacioni nuk përfundoi me arrestimin e tyre. Hetimet e mëtejshme i çuan zyrtarët drejt dy apartamenteve dhe një kontejneri depozitimi që dyshohej se ishin të lidhur me të dyshuarit.

Gjatë kontrolleve, policia sekuestroi edhe rreth 88 kilogramë produkte të tjera kanabisi dhe 834 gramë kokainë.

Në total, autoritetet konfiskuan rreth 104 kilogramë produkte kanabisi dhe 834 gramë kokainë.

Gjithashtu u sekuestrua edhe një shumë parash në euro, ndërsa shuma e saktë nuk është bërë e ditur.

Dy të dyshuarit aktualisht ndodhen në ndalim policor, ndërsa hetimet për rastin janë duke vazhduar.

Të dy personat konsiderohen të pafajshëm deri në një vendim përfundimtar të gjykatës./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.