KORREKT / SOT2 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Vjen reagimi i Zelenskyt pasi Trump tha se Putini pranoi ndaljen e sulmeve mbi qytetet ukrainase ‘për një javë’

Vjen reagimi i Zelenskyt pasi Trump tha se Putini pranoi ndaljen e sulmeve mbi qytetet ukrainase ‘për një javë’

Presidenti Volodymyr Zelensky ka thënë se presidenti i SHBA-së Donald Trump shprehu gatishmërinë për të ndihmuar Ukrainën të mbrojë Kievin dhe qytete të tjera nga sulmet ruse gjatë të ftohtit të dimrit.

Presidenti ukrainas shkroi për këtë në platformën e mediave sociale X, përcjell Telegrafi.

“Një deklaratë e rëndësishme nga presidenti Trump në lidhje me mundësinë e ofrimit të sigurisë për Kievin dhe qytete të tjera ukrainase gjatë kësaj periudhe ekstreme dimri”, vuri në dukje Zelensky.

Presidenti theksoi rëndësinë e energjisë për jetën e ukrainasve dhe falënderoi partnerët për mbështetjen e tyre.

“Furnizimi me energji elektrike është një themel i jetës. Ne i vlerësojmë përpjekjet e partnerëve tanë për të na ndihmuar të mbrojmë jetët. Faleminderit, President Trump!”, theksoi Zelensky.

Ai shtoi se diskutimet mbi këto çështje u zhvilluan gjatë takimeve në Emiratet e Bashkuara Arabe.

“Ekipet tona e diskutuan këtë në Emiratet e Bashkuara Arabe. Ne presim që marrëveshjet të zbatohen”, ka shtuar Zelensky.

Zelensky gjithashtu nënvizoi rëndësinë e hapave të deeskalimit për t’i dhënë fund luftës.

“Hapat e deeskalimit kontribuojnë në përparimin e vërtetë drejt përfundimit të luftës”, theksoi ai.

Kujtojmë se presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se presidenti rus, Vladimir Putin, kishte rënë dakord të mos bombardonte qytetet ukrainase për një javë gjatë periudhave të të ftohtit ekstrem. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.