KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Vizita në Britani, Kurti me ministrin e Shtetit për Mbrojtje diskutojnë thellimin e bashkëpunimit ushtarak

Vizita në Britani, Kurti me ministrin e Shtetit për Mbrojtje diskutojnë thellimin e bashkëpunimit ushtarak

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në kuadër të vizitës zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar, mbrëmë u prit në darkë nga Ministri i Shtetit për Mbrojtje, Lord Vernon Coaker, në “Naval and Military Club”, në Londër.

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, gjatë darkës, Kurti e falënderoi Lordin Coaker për mbështetjen historike të Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës, duke përmendur në veçanti: ndihmën ndaj refugjatëve, rolin e Gjeneralit Michael Jackson në çlirim, si dhe pas luftës në shtet-ndërtim, zhvillim dhe integrim.

“Kryeministri Kurti theksoi se Kosova dëshiron të ketë bashkëpunim edhe më të ngushtë ushtarak dhe të mbrojtjes, në drejtim të vlerave dhe qëllimeve të përbashkëta”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Në këtë kontekst, ai përmendi bashkëpunimin në fusha specifike, si bashkë-zbarkimet, trajnimet dhe zhvillimin e kapaciteteve./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.