KORREKT / SOT8 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

Vitia viziton nënën dhe foshnjën e lindur përmes shërbimit të fertilizimit të asistuar mjekësor

Vitia viziton nënën dhe foshnjën e lindur përmes shërbimit të fertilizimit të asistuar mjekësor

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia sot ka vizituar nënën dhe foshnjën e parë të lindur nga një shtatzëni përmes shërbimit të fertilizimit të asistuar mjekësor.

Vitia përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se kjo është një arritje e jashtëzakonshme në shëndetësi, një shpresë e mundësi për të gjithë që dëshirojnë ta realizojnë ëndrrën e prindërimit.

“Lind foshnja e parë përmes fertilizimit të asistuar mjekësor në QKUK. Sot vizitova nënën dhe vajzën e saj, foshnjën e parë të lindur nga një shtatzëni përmes shërbimit të fertilizimit të asistuar mjekësor. Arritje e jashtëzakonshme në shëndetësi, një shpresë e mundësi për të gjithë që dëshirojnë ta realizojnë ëndrrën e prindërimit. Nënës i urova shumë gëzime pranë vajzës së saj, e vogëlushes jetë të gjatë e të shëndetshme!”, ka shkruar Vitia.

Tutje ministri ka falënderuar të gjithë stafin e Klinikës së Gjinekologjisë për angazhimin, profesionalizmin dhe kujdesin e pandërprerë ndaj pacientëve. /Telegrafi/


Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.