TË FUNDIT

    Komiteti LIBE i PE-së voton pro liberalizimit të vizave për Kosovën

    January 12, 2023

    Haxhiu dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për gazin lotsjellës në kuvend

    January 12, 2023

    Nis takimi i Kurtit me kancelarin austriak, pritet me ceremoni shtetërore

    January 12, 2023
    Facebook Twitter Instagram
    Korrekt Press
    • Ballina
    • Lajme
    • Bota
    • Shqipëria
    • Sport
    • Shëndetësi
    • Showbiz
    • Opinione
    • Kuriozitete
    Facebook Twitter Instagram LinkedIn VKontakte
    Korrekt Press
    You are at:Home»Lajme»Vitia në Kardiologji: Do të ndërmerren veprime për uljen e listës së pritjeve
    Lajme

    Vitia në Kardiologji: Do të ndërmerren veprime për uljen e listës së pritjeve

    By A.JJanuary 11, 2023
    Facebook Twitter WhatsApp Email Pinterest LinkedIn Tumblr
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email





    Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia bashkë me kryesuesen e bordit të ShSKUK, Aida Rexhepi dhe drejtoreshën e ShSKUK-së, Pranvera Zejnullahu- Raci sot kanë vizituar Klinikën e Kardiologjisë në QKUK.

    Në një komunikatë për media, thuhet se ministri vizitoi edhe Shërbimin e Kasrdiologjisë Invazive dhe Njësitë Intensive të kësaj klinike.

    Vitia gjatë bashkëbisedimit me drejtorin e klinikës së Kardiologjisë, Lulzim Kamberi, u informua se kjo klinikë është ndër të parat që ka që ka Rregulloren e brendshme të punës që sipas doktorit, ka lehtësuar trajtimin e pacientëve.

    Po ashtu në komunikatë, Kamberi paraqiti statistikat e punës duke theksuar se do të ketë rritje të vëllimit të punës edhe pas orës 13:00, e po ashtu edhe rastet emergjente punojnë 24 orë.

    Ministri potencoi se është në dijeni të fluksit të madh të pacientëve andaj ai i përgëzoi stafin për punën.

    Në fund, sa i përket listës të pritjes Vitia theksoi se do të diskutohen dhe trajtohen kërkesat me qëllim të uljes së listës së pritjes.

    Brenda një viti në këtë klinikë janë trajtuar mbi 6000 pacientë, kurse e gjithë Klinika Interne ka trajtuar 8000 pacientë.

    Komunikata e plotë:

    Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia, i shoqëruar nga Kryesuesja e Bordit të ShSKUK, Dr. Aida Rexhepi dhe U.D. Drejtoresha e ShSKUK-së, Dr. Pranvera Zejnullahu- Raci kanë vizituar sot Klinikën e Kardiologjisë në QKUK.

    Gjatë kësaj vizite, Ministri vizitoj edhe Shërbimin e Kardiologjisë Invazive dhe Njësinë Intensivë të kësaj klinike, ku gjatë bashkëbisedimit me udhëheqësit dhe stafin mjekësorë të klinikës, drejtori i klinikës së Kardiologjisë, Dr. Lulzim Kamberi e ka informuar Ministrin se kjo klinikë është ndër të parat që ka Rregulloren e brendshme të punës, e cila ka lehtësuar trajtimin e pacientëve në këtë klinikë.

    Dr. Kamberi ka paraqitur statistikat e punës, duke theksuar se planifikohet që të rritet vëllimi i punës edhe pas orës 13:00 në Shërbimin e Kardiologjisë Invazive për rastet elektive, me që për rastet urgjente punohet 24 orë.

    Ministri Vitia potencoj se është në dijeni që ka pasur fluks të madh të pacientëve, andaj i përgëzoj stafin për punën, nga se brenda një viti, në këtë klinikë janë trajtuar mbi 6000 pacientë, kurse e gjithë Klinika Interne ka trajtuar 8000 pacientë.

    Gjatë kësaj vizite, u tha se do të shikohet mundësia e investimeve në infrastrukture, në drejtim të zgjerimit të kapaciteteve. Gjithashtu Ministri Vitia theksoj se, sa i përket listës së pritjes, do të diskutohen dhe trajtohen kërkesat me qellim të uljes së listës së pritjes. Po ashtu, ai foli edhe për trajnimet e stafit mjekësorë, duke ofruar mbështetjen e plotë të Ministrisë së Shëndetësisë për këto aktivitete.





    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    LEXO GJITHASHTU

    Komiteti LIBE i PE-së voton pro liberalizimit të vizave për Kosovën

    January 12, 2023

    Haxhiu dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për gazin lotsjellës në kuvend

    January 12, 2023

    Nis takimi i Kurtit me kancelarin austriak, pritet me ceremoni shtetërore

    January 12, 2023

    Comments are closed.

    • Facebook
    • Twitter
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp

    AKTUALE

    Lajme

    Komiteti LIBE i PE-së voton pro liberalizimit të vizave për Kosovën

    By A.JJanuary 12, 20230

    Me shumicë votash, Komiteti për Liritë Qytetare, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme (LIBE) i Parlamentit…

    Haxhiu dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për gazin lotsjellës në kuvend

    January 12, 2023

    Nis takimi i Kurtit me kancelarin austriak, pritet me ceremoni shtetërore

    January 12, 2023

    Kurti: Perëndimi nuk po më trajton siç po e trajtojnë Vuçiqin

    January 12, 2023

    TË TJERA

    Getinjo: Kur të shoh karrigen që ka të pame, ndalem dhe i ngushëllojë

    January 11, 2023

    Fansat dërgojnë dron për Luizin mbi shtëpinë e “BBVA”, menjëherë reagon produksoni

    January 11, 2023

    Shaqir Cervadiku i zhgënjyer me Arbana Osmanin, ka disa fjalë për të

    January 11, 2023

    Vitia në Kardiologji: Do të ndërmerren veprime për uljen e listës së pritjeve

    January 11, 2023
    Rreth nesh
    Rreth nesh

    Korrekt Press është portal i pavarur i lajmeve i krijuar me vet-iniciativë nga një grup udhëheqësish medial.

    Korrekt Press mbulon çdo ngjarje të rëndësishme për Kosovën, rajonin dhe më gjerë.
    Email: info@korrektpress.net

    Facebook Twitter Instagram YouTube TikTok
    LAJMET E FUNDIT

    Komiteti LIBE i PE-së voton pro liberalizimit të vizave për Kosovën

    January 12, 2023

    Haxhiu dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për gazin lotsjellës në kuvend

    January 12, 2023

    Nis takimi i Kurtit me kancelarin austriak, pritet me ceremoni shtetërore

    January 12, 2023
    REKLAMË
    © 2023 Korrekt Press. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
    • Rreth nesh
    • Na kontaktoni
    • Ownership & Funding Info
    • Corrections Policy
    • Ethics Policy
    • Fact-Checking Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.