TË FUNDIT

    Arifi – Qeverisë: Me Amerikë nuk ka lojë

    May 31, 2023

    Arifi: Prokuroria ka filluar hetimet lidhur me keqpërdorimin e “Fondit të Kosovës”

    May 17, 2023

    14 mln vende pune do të humbasin në 5 vjet, robotët do të na zëvendësojnë

    May 1, 2023
    Facebook Twitter Instagram
    Korrekt Press
    • Ballina
    • Lajme
    • Bota
    • Shqipëria
    • Sport
    • Shëndetësi
    • Showbiz
    • Opinione
    • Kuriozitete
    Facebook Twitter Instagram LinkedIn VKontakte
    Korrekt Press
    You are at:Home»Lajme»Vitia krekoset me suksese të para dy vjetëve
    Lajme

    Vitia krekoset me suksese të para dy vjetëve

    By A.JMarch 29, 2023
    Facebook Twitter WhatsApp Email Pinterest LinkedIn Tumblr
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email





    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, të mërkurën ka zhvilluar një vizitë në Klinikën e Oftalmologjisë. Në njoftimin e Ministrisë për këtë vizitë thuhet se “2 milionë euro u kursyen nga buxheti falë shërbimeve të reja”, në këtë Klinikë.

    Në njoftim janë dhënë edhe statistika që thuhet se tregojnë uljen e numrit të rasteve të referuara për trajtim jashtë institucioneve publike shëndetësore.

    “Gjatë kësaj vizite, ministri Vitia u njoftua se me shërbimin e kirurgjisë vitreoretinale (operacionet në segmentin e pasmë të syrit – Pars Plana Vitrectomi – PPV) është zvogëluar numri i pacientëve që trajtohen jashtë institucioneve shëndetësore publike, nga 500 raste të referuara në vit – siç ka ndodhur në të kaluarën, në rreth 100 raste në vit”, thuhet në njoftim.

    Por statistikat e dhëna në këtë njoftim nuk janë të reja. Ato janë dhënë edhe në një njoftim të Shërbimit Spitalor, Klinik, Universitar të Kosovës, të datës 12 maj 2022, gati një vit më parë me titull “Klinika e Syve rrit vëllimin e punës, ul referimet për trajtim jashtë vendi”.

    “Vitin e kaluar, për trajtimin e syrit, 100 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore jashtë vendit, derisa më herët numri i tyre ka arritur deri në 500. Brenda 12 muajve të vitit 2021, në këtë Klinikë janë kryer 355 intervenime në segmentin e pasmë të syrit, kurse në 96 raste tjera është intervenuar me metodën Cross Linking- XCL”, thuhet në atë njoftim.

    Tutje theksohej se në periudhën janar- dhjetor (2021 v.j.), mjekët oftalmologë, bashkë me anesteziologë dhe pjesë tjetër të stafit mbështetës, po ashtu, kanë realizuar 1 mijë e 375 operime të kataraktës së syrit.

    “Numri i aplikimeve intravitreale dhe intrakamerale, sipas raportit të punës për vitin 2021, ka mbërritur në 3 mijë e 565, ndërkohë janë operuar edhe 110 pacientë me probleme në kanalet e lotit. Gjithashtu, është duke u kryer me rregull triazhimi dhe trajtimi i Retinopatisë Prematore te fëmijët e lindur para kohe”, thuhej në njoftim.

    Në njoftim theksohej se “me fillimin e aplikimit të procedurave të reja, në Klinikën e Syve është ulur ndjeshëm numri i referimeve jashtë vendit gjatë vitit 2021”.

    Kur kanë kaluar dy vjet që nga fillimi i ofrimit të tyre, Vitia i ka quajtur ato shërbime të reja. “Këto shërbime të reja, të cilat tani ofrohen në Klinikën e Oftalmologjisë, kanë ndikuar që të kursehen rreth 2 milionë euro buxheti, si dhe njëkohësisht kanë kursyer xhepat e pacientëve. Shpreh mirënjohjen time të thellë për punën e palodhshme të stafit shëndetësorë në Klinikën e Oftalmologjisë”, citohet të ketë thënë ministri të mërkurën gjatë vizitës në këtë Klinikë.

    Ministri Vitia, po ashtu, citohet të ketë thënë se Ministria e Shëndetësisë do të ofrojë mbështetjen e saj të plotë për t’i mbuluar nevojat në bazë të rritjes së vëllimit të punës dhe shërbimeve në sallat operative, ambulancat specialistike, si dhe për të ofruar kushte më të mira të punës për stafin shëndetësor.

    Për kursimin e buxhetit të shtetit në Klinikën e Syve Koha ka shkuar në qershor të vitit të kaluar.

    Koha ka raportuar se si kjo Klinikë ka arritur t’ia kursejë qindra mijëra euro në vit buxhetit të Programit për Trajtim Jashtë Vendit.





    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    LEXO GJITHASHTU

    Arifi – Qeverisë: Me Amerikë nuk ka lojë

    May 31, 2023

    Arifi: Prokuroria ka filluar hetimet lidhur me keqpërdorimin e “Fondit të Kosovës”

    May 17, 2023

    14 mln vende pune do të humbasin në 5 vjet, robotët do të na zëvendësojnë

    May 1, 2023

    Comments are closed.

    • Facebook
    • Twitter
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp

    AKTUALE

    Lajme

    Arifi – Qeverisë: Me Amerikë nuk ka lojë

    By korrektpressMay 31, 20230

    Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi ka thënë Qeveria e Kosovës nuk duhet të rrezikojë raportet…

    Arifi: Prokuroria ka filluar hetimet lidhur me keqpërdorimin e “Fondit të Kosovës”

    May 17, 2023

    14 mln vende pune do të humbasin në 5 vjet, robotët do të na zëvendësojnë

    May 1, 2023

    Gruaja e Rexhep Selimit thotë se burri i saj nuk e shkarkoi avokatin, tregon krejt çka ndodhi

    May 1, 2023

    TË TJERA

    Afrona Dika ndan momente romantike nga shtrati me partnerin

    May 1, 2023

    Çifti i njohur kosovar ndahen pas 6 vitesh martesë

    May 1, 2023

    Bledi Mane: ‘Kur unë pija alkol, Luizi luante bixhoz’

    May 1, 2023

    Xhuliana e pranon: Jam një luaneshë në shtrat

    May 1, 2023
    Rreth nesh
    Rreth nesh

    Korrekt Press është portal i pavarur i lajmeve i krijuar me vet-iniciativë nga një grup udhëheqësish medial.

    Korrekt Press mbulon çdo ngjarje të rëndësishme për Kosovën, rajonin dhe më gjerë.
    Email: info@korrektpress.net

    Facebook Twitter Instagram YouTube TikTok
    LAJMET E FUNDIT

    Arifi – Qeverisë: Me Amerikë nuk ka lojë

    May 31, 2023

    Arifi: Prokuroria ka filluar hetimet lidhur me keqpërdorimin e “Fondit të Kosovës”

    May 17, 2023

    14 mln vende pune do të humbasin në 5 vjet, robotët do të na zëvendësojnë

    May 1, 2023
    © 2023 Korrekt Press. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
    • Rreth nesh
    • Na kontaktoni
    • Ownership & Funding Info
    • Corrections Policy
    • Ethics Policy
    • Fact-Checking Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

    x