TË FUNDIT

    “Fundi i mafisë së ndërtimeve”, Gjinovci e përkrah rritjen e tatimit në pronë

    January 24, 2023

    Szunyog: Çdo reformë në drejtësi të bëhet në përputhje me opinionin e Komisionit të Venecias

    January 24, 2023

    Vitia: 41 milionë e 67 mijë euro planifikohen për ngritjen e shërbimeve shëndetësore

    January 24, 2023
    Facebook Twitter Instagram
    Korrekt Press
    • Ballina
    • Lajme
    • Bota
    • Shqipëria
    • Sport
    • Shëndetësi
    • Showbiz
    • Opinione
    • Kuriozitete
    Facebook Twitter Instagram LinkedIn VKontakte
    Korrekt Press
    You are at:Home»Lajme»Vitia: 41 milionë e 67 mijë euro planifikohen për ngritjen e shërbimeve shëndetësore
    Lajme

    Vitia: 41 milionë e 67 mijë euro planifikohen për ngritjen e shërbimeve shëndetësore

    By A.JJanuary 24, 2023
    Facebook Twitter WhatsApp Email Pinterest LinkedIn Tumblr
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email





    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia mori pjesë në punëtorinë e organizuar nga grupi punues kyç për hartimin e Planit Strategjik për zbatimin e fizibilitetit dhe raportit shtesë për studimin “Ngritja e infrastrukturës dhe pajisjeve për kujdesin dytësor dhe tretësor”.
    Me këtë rast, ministri Vitia theksoi urgjencën e përmirësimit të shërbimeve shëndetësore si një prej prioriteteve kryesore të Qeverisë Kurti.

    Në këtë takim ministri Vitia tha se është hera e parë që kemi një plan të tillë strategjik për ngritjen e infrastrukturës dhe pajisjeve për kujdesin dytësor dhe tretësor.

    “E dimë që janë probleme sistemike, por nga stafi shëndetësor nuk mund të kërkojmë maksimumin kur mungojnë parakushtet për të ofruar shërbime sa më cilësore për qytetarët tanë që është edhe objektivi kryesor. Pasi shëndetësia është një prej prioriteteve të Qeverisë së Kosovës, gjë që dëshmohet edhe me rritjen e buxhetit që është më i larti deri më tani, si dhe me donatorët tanë të cilët kanë shprehur gatishmërinë, ky plan sado ambicioz, do të jetë i realizueshëm”, tha ministri Vitia.

    Ai u shpreh se të gjithë duhet të bëjmë maksimumin që të ngrisim nivelin e shërbimeve shëndetësore dhe se të gjithë jemi para një përgjegjësie të jashtëzakonshme për mirëqenien dhe shëndetin e qytetarëve tanë. Sipas tij kjo arrihet vetëm duke i diskutuar problemet, nevojat dhe kërkesat, e jo duke i fshehur ato.

    Grupi punues në Planin e veprimit ka përcaktuar propozimet e dala nga studimi me qëllim të ngritjes së cilësisë së shërbimeve shëndetësore në një periudhë afatshkurtër.

    Disa nga objektivat e grupit punues janë riorganizimi i shërbimeve shëndetësore sekondare dhe terciare në spitalet e përgjithshme, adaptimi i numrit të shtretërve spitalorë nevojave të shërbimeve spitalore për pacientë, modalitetet e financimit dhe sigurimit të pajisjeve të domosdoshme mjekësore, pagesa sipas performances të profesionistëve shëndetësor, janë disa nga objektivat e përfshira në Planin Strategjik të përpiluar nga përfaqësuesit e MSh, SHSKUK, spitaleve të përgjithshme dhe përfaqësues të tjerë në sektorit te shëndetësisë.

    “Ky aktivitet bazohet në studimin e fizibilitetit ne kuadër te Kornizës Investuese te Ballkanit Perëndimor (ËBIF) që është realizuar në vitin 2022, por meqenëse gjatë periudhës 2018-2022 janë siguruar pajisje, Ministria në vitin 2022 ka bërë ri-vlerësimin e studimit të parë që synon sigurimin e pajisjeve për nivelin dytësor dhe tretësor.Ky studim është miratuar nga Mekanizmat e Kornizës Investuese të Ballkanit Perëndimor dhe pritet hartimi i planit të veprimit”,thuhet në njoftimin për media.

    Propozimi për koston e projektit është 41.067.355 euro.





    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    LEXO GJITHASHTU

    “Fundi i mafisë së ndërtimeve”, Gjinovci e përkrah rritjen e tatimit në pronë

    January 24, 2023

    Szunyog: Çdo reformë në drejtësi të bëhet në përputhje me opinionin e Komisionit të Venecias

    January 24, 2023

    Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut, dëgjohet edhe një dëshmitar tjetër

    January 24, 2023

    Comments are closed.

    • Facebook
    • Twitter
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp

    AKTUALE

    Lajme

    “Fundi i mafisë së ndërtimeve”, Gjinovci e përkrah rritjen e tatimit në pronë

    By A.JJanuary 24, 20230

    Aktivisti i shoqërisë civile, Rron Gjonovci, e ka përkrahur vendimin e Ministrisë së Financave dhe…

    Szunyog: Çdo reformë në drejtësi të bëhet në përputhje me opinionin e Komisionit të Venecias

    January 24, 2023

    Vitia: 41 milionë e 67 mijë euro planifikohen për ngritjen e shërbimeve shëndetësore

    January 24, 2023

    Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut, dëgjohet edhe një dëshmitar tjetër

    January 24, 2023

    TË TJERA

    Vedat Bajrami, banori më i ri i Big Brother VIP Kosova

    January 23, 2023

    Mevlani dhe Albulena i japin fund lidhjes, këngëtarja zbulon arsyet e ndarjes

    January 23, 2023

    Sociologu nga Shqipëria: Big Brother degradim kulturor, shkatërron shoqërinë

    January 22, 2023

    Kërkohet që secila familje të ketë mjekun familjar

    January 22, 2023
    Rreth nesh
    Rreth nesh

    Korrekt Press është portal i pavarur i lajmeve i krijuar me vet-iniciativë nga një grup udhëheqësish medial.

    Korrekt Press mbulon çdo ngjarje të rëndësishme për Kosovën, rajonin dhe më gjerë.
    Email: info@korrektpress.net

    Facebook Twitter Instagram YouTube TikTok
    LAJMET E FUNDIT

    “Fundi i mafisë së ndërtimeve”, Gjinovci e përkrah rritjen e tatimit në pronë

    January 24, 2023

    Szunyog: Çdo reformë në drejtësi të bëhet në përputhje me opinionin e Komisionit të Venecias

    January 24, 2023

    Vitia: 41 milionë e 67 mijë euro planifikohen për ngritjen e shërbimeve shëndetësore

    January 24, 2023
    REKLAMË
    © 2023 Korrekt Press. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
    • Rreth nesh
    • Na kontaktoni
    • Ownership & Funding Info
    • Corrections Policy
    • Ethics Policy
    • Fact-Checking Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.