KORREKT / SOT11 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Virusi i Etheve të Nilit Perëndimor, në AUV për katër ditë më shumë se 130 raportime për shpendë të ngordhura

Virusi i Etheve të Nilit Perëndimor, në AUV për katër ditë më shumë se 130 raportime për shpendë të ngordhura

Më shumë se 130 raportime për shpendë të ngordhur kanë mbërritur në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë brenda vetëm katër ditësh.

Deri tani, virusi i etheve të Nilit Perëndimor është konfirmuar te tre korba të ngordhur – dy prej tyre janë gjetur në Shkup dhe një në Resnjë.

Nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë bëjnë të ditur se disa prej shpendëve të raportuar ishin në fazë të avancuar të dekompozimit dhe nuk mund të analizoheshin në laborator.

Mbikëqyrja vazhdon në të gjithë territorin, ndërsa qytetarëve u bëhet thirrje të raportojnë nëse vërejnë një numër të madh shpendësh të ngordhur në një vend, brenda një periudhe të shkurtër.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.