KORREKT / SOT22 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Viniciusi u zemërua pas zëvendësimit, Mourinho befason me deklaratën për brazilianin

Viniciusi u zemërua pas zëvendësimit, Mourinho befason me deklaratën për brazilianin

Jose Mourinho ka dalë në mbrojtje të Vinicius Juniorit, pas pakënaqësisë së brazilianit për zëvendësimin gjatë fitores 4-1 të Real Madridit ndaj Leipzigut.

Në prononcimin pas ndeshjes, trajneri vlerësoi kontributin e përgjithshëm të sulmuesit brazilian, duke theksuar edhe disiplinën e tij taktike gjatë takimit.

“Vini Jr. zhvilloi një ndeshje shumë të mirë dhe tregoi një paraqitje të shkëlqyer taktike, në shërbim të trajnerit dhe ekipit”, deklaroi Mourinho.

Ai vuri në pah ndikimin e dyfishtë të Viniciusit në fushë, si në fazën ofanzive, ashtu edhe në atë defanzive.

“Ai arriti të ndërtonte aksione nga krahu i majtë dhe të mbyllte hapësirat në mënyrë të shkëlqyer”, theksoi trajneri.

Mourinho shtoi se braziliani ishte pranë kurorëzimit të paraqitjes me një gol të bukur, por goditja e tij e fuqishme u ndal nga portieri kundërshtar.

“Ai ishte shumë pranë realizimit të një goli të mrekullueshëm, por portieri e ndali goditjen e tij të fuqishme”, u shpreh ai.

Në fund, Mourinho nuk shfaqi shqetësim për reagimin e Viniciusit pas zëvendësimit, duke e bërë të qartë se ishte i kënaqur me atë që sulmuesi kishte dhënë në fushë.

“Nuk jam i mërzitur dhe jam plotësisht i kënaqur me atë që ai dha”, përfundoi portugezi./Viniciusi u zemërua pas zëvendësimit, Mourinho befason me deklaratën për brazilianin/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.