KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Vinicius dhe Virginia Fonseca ndahen për herë të dytë

Vinicius dhe Virginia Fonseca ndahen për herë të dytë

Futbollisti i Real Madridit, Vinicius Junior, dhe influencuesja braziliane Virginia Fonseca i kanë dhënë fund lidhjes për herë të dytë.

Ndarja u konfirmua të dielën, më 11 tetor, nga përfaqësuesit e Virginia-s, pas raportimeve për një krizë në marrëdhënien e tyre.

Sipas medieve braziliane, vendimi është marrë me mirëkuptim nga të dyja palët, pa konflikte apo debate. Megjithatë, çifti nuk ka zbuluar arsyet që çuan në përfundimin e romancës.

Lajmi vjen më pak se një muaj pasi ata kishin shfaqur publikisht unazat e lidhjes. Virginia dhe Vinicius nisën romancën në tetor të vitit 2025, por u ndanë për herë të parë përpara se të pajtoheshin disa muaj më vonë, gjatë periudhës së Kupës së Botës 2026.

Pas ribashkimit, ata u shfaqën së bashku në disa evente publike, përfshirë Çmimin e Madh të Spanjës në Formula 1.

Dyshimet për një ndarje të dytë nisën të shtunën, pas raportimeve për një mosmarrëveshje të mundshme në Madrid dhe udhëtimit të Virginia-s drejt Majamit me fëmijët e saj.

Megjithatë, udhëtimi ishte planifikuar që vajzat të takonin babanë e tyre, këngëtarin Ze Felipe.

Pas konfirmimit të ndarjes, Virginia publikoi fotografi nga plazhi me vajzat e saj, Maria Alice dhe Maria Flor, duke treguar se po kalon kohë me familjen. Deri tani, asnjëri prej tyre nuk ka dhënë detaje të tjera për fundin e marrëdhënies. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.